Harrojeni “Brexit”, Italia ka për t’ja nxirë “jetën” Europës

Publikuar tek: bota, më 20:15 15-07-2016 Harrojeni “Brexit”, Italia ka për t’ja nxirë “jetën” Europës

E gjithë vëmendja është përqëndruar te vota e Britanisë për tu larguar nga Bashkimi Europian duke u shqetësuar impaktin më drastik ekonomik dhe politik te 28 shtetet por nëse shikon të dhënat e ekonomisë, çështjet bankare dhe referendum kushtetues, Italia është si nëj bombë që pritet të shpërthejë nga momenti në moment, shkruan The Independent.

Sipas tabloidit britanik, ekonomia italiane për momentin është në një gjendje të madhe fluksi, e ndërsa referendumi britanik ishte një tronditje sizmike për bllokun, një tjetër referendum vjen në tetor në itali dhe rezultati mund të ndryshojë rrënjësisht ekonominë e vendit.

Reformat e propozuara, nëse miratohen në Parlament mund të përmirësojnë stabilitetin politik të Mateo Renzit duke i dhënë atij mundësinë të çojë përpara ligjet që kanë për qëllim përmirësimin e konkurrencës ekonomike të vendit.

Por nëse miratimi dështon, me shumë gjasa qeveria e Rnzit do të bjerë duke e zhytur përsëri Italinë në një kolaps politik të ngjashëm me atë pas rrëzimit të ish-kryeministrit Silvio Berlusconi.

Sipas disa nga analistëve më në zë, referëendumi italian është rreziku i vetëm më i madh në skenën politike europiane, përveç problemeve të Mbretërisë së Bashkuar. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024456977844238
array(1) { ["section"]=> string(61) "harrojeni-brexit-italia-ka-per-t-ja-nxire-jeten-europes-46732" }