Harrojeni “Kërpëratën”, deputeti na tregon emrin e vërtetë të sëmundjes, është “KODI-19”! Zbulon dhe rolin e Partisë së Pensionistëve në OKB (VIDEO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:44 26-11-2020 Harrojeni “Kërpëratën”, deputeti na tregon emrin e vërtetë të sëmundjes, është “KODI-19”! Zbulon dhe rolin e Partisë së Pensionistëve në OKB (VIDEO) Deputeti Selami Jenisheri

Deputeti opozitar Selami Jenisheri i ka habitur të gjithë kolegët e tij në parlament, por edhe ata që e kanë ndjekur nga televizioni, teksa ka “zbuluar” emrin “e vërtetë” të sëmundjes së koronavirusit.

Dy herë gjatë fjalës së tij, Jenisheri i është referuar sëmundjes jo si “COVID-19”, por “KODI-19”. Gafat e deputetit nuk kanë përfunduar me kaq. Ai më pas ka rrëfyer se si Partia e Pensionistëve, e drejtuar prejt tij, ka patur rol të rëndësishëm në marrëdhëniet me OKB-në, dhe se ka ndikuar që OKB të ndihmojë vendin tonë.

Për më tepër ndiqni videon:

Fjala e deputetit Jenisheri:

I nderuar kryetar i Kuvendit të Shqipërisë zoti Gramoz Ruçi

Të nderuar deputetë, të nderuar populli shqiptar që na ndiqni mrena dhe jashtë atdheut

Sot po flasim për një ndryshim të aktit normativ nr.3 datë 15/03/2020 të KM “Për marrjen e masave të vecanta administrative gjatë periudhës së infeksionit të shkaktuar nga Kovi 19, të ndryshuar”

Si deputet, dhe si kryetar I Partisë Bashkimi Popullor të Pensionistëve shqiptarë respektoj dhe flas me respect për gjithë punonjësit e shëndetësisë që punojnë për shërimin e Kodit 19 dhe për parlamentin shqiptar, e qëndrimin e tij ndaj këtij infeksioni gjatë gjithë kësaj periudhe.

Masa që janë marrë gjatë kësaj kohe nga qeveria nga parlamenti jonë kanë qenë efikase dhe parlamenti dhe qeveria shqiptare ka qenë në krah të gjithë punonjësve që kanë qenë të infektuar nga KODI 19.

Sigurisht që mund të ketë edhe gjëra që nuk shkojnë por duhet me thënë qe qeveria shqiptare e ka menaxhuar simbas nesh shumë mirë këtë situatë.

Në lidhje me këtë, ne duhet të bëjmë me tepër, të tregojmë më kujdes dhe të konsumojmë gjithë energjitë që kena që ta ndimojmë popullin shqiptar që ta kalojë sa më me pak pasoja këtë pandemi.

Partia Bashkimi Popullor I pensionistëve shqiptarë e ka pasur kujdes që të japin kontributin e saj që populli shqiptar ta kalojë sa më mirë sa më shpejt këtë gjendje të këtij infeksioni në masën e popullit shqiptar

Dhe nuk mjaftojnë vetëm mundësitë tona të popullit shqiptar, por ne nuk jemi mjaftuar me kaq, po në lidhjet tona që kena me njerëzit dashamirës të popullit tonë kemi arritur që një fondacion ndërkombëtar humanitar I kombeve të bashkuara të gjinet përkrah popullit shqiptar për infeksionin e kovit19.

Dhe ky fondacion I quajtur AIBE, I ka afruar popullit shqiptar pjesmarrjen e saj në ndihmë të kovit19 po ashtu edhe zhdukjen e pasojave të tërmetit për të ndërtuar rrugë e spitale falas popllit tonë.

Kjo kërkesa e këtij fondacioni ndërkombëtar të OKB tanimë është present në qeverinë shqiptare dhe pritet që shumë shpejt të firmoset nga qeveria shqiptare dhe ky fondacion humanitar ndërkombëtar të jetë prezente për të ndihmuar në mënyrë urgjente me paisje nga më modernet, me pavione për kovid19, të ndihmojnë për ndërtimin e shkollave të cilët janë dëmtuar nga termeti, për të ndërtuar rrugë dhe për ta bërë shqipërinë një vend më të zhvilluar se c’më përpara.

Brenda kësaj nime, këtij plani që ka dorëzuar në qeverinë shqiptare, sepse ne jemi anëtare të OKB dhe kena të drejtë që institucionet e kësaj organizate ne ti konsumojmë.

Dhe partia Bashkimi I Pensionistëve shqiptarë ka arrit dhe ka kontribu që ky fondacion të jetë present edhe në Shqipëri.

Për ne ka rëndësi të madhe edhe kërkesa e jonë për të ndihmuar shtresat në nevojë dhe pensionistët e Shqipërisë të cilët kanë pensione jashtëzakonisht të ulta duke filluar nga 30 dollarë e cik më lart.

Po ashtu popullsia jonë në nevojë që ka asistencë qoftë edhe 30 mijë lekë në muaj të ndihmohet nga kjo organizatë dhe kemi marrë aprovimin e kësaj organizate që të jetë prezente për të ndimuar gjithë këto shtresa në nevojë të republikës së Shqipërisë.

Populli shqiptar është pjesë në OKB, dhe OKB nuk ka, nuk pranon kurrsesi që një nga shtetet e saj anëtare të OKB sic është shqipëria populli I saj të ketë njerëz ku ka një pension, tridhet, katërdhet, pesëdhet, gjashdhet mijë lekë të vjetra. Apo nji masë e madhe e popullit shqiptar, të kenë një asistencë një shumë aq modeste sa nuk I mjafton për të jetuar.

Organizata Kombeve të bashkuara, kjo organizatë humanitare nuk pranon kurrsesi që nji qytetar I një shteti pjestar I OKB të jetojë nën minimum jetik.

Prandaj ajo I ka pru document qeverisë shqiptare dhe ja ktu ku është kjo, ky document I cili sot gjindet te qeveria shqiptare për ta ndihmuar këtë shtresë në nevojë dhe mos me I lënë të jetu nën minimumin jetik. Sepse kur nji shqiptar jeton nën minimumin jetik, do të thotë se atë e pret vdekja.

Ne jemi krenar…Partia Bashkimi popullor pensionistëve shqiptarë, baballarëve dhe nënave tona dhe trashëgimtarëve të tyre për kët kontribut ku qeveria shqiptare ka në tavolinën e saj kët nimë; ku Rumania ka marrë vetëm para pak ditëve njëqin e katërdhjet milionë euro dhe po ashtu…

Gramoz Ruçi: Hajde tani falemnderit zoti Jeniceri…

Jenisheri: Falemnerit

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Topalli shijon ditën me diell, ka një mesazh politik nga Shkodra: Si lumi ndjekim rrugëtimin tonë
»
Article Logic
Execution time: 0.013470888137817
array(1) { ["section"]=> string(142) "harrojeni-kerperaten-deputeti-na-tregon-emrin-e-vertete-te-semundjes-eshte-kodi-19-zbulon-rolin-e-partise-se-pensionisteve-ne-okb-video-229215" }