Ylli i futbollit, Lionel Messi është duke kaluar pushimet me familjen në Ibiza në një jaht superluksoz.
Messi ka fituar 5 herë ‘Topin e Artë’ dhe ne jemi mësuar ta shikojmë në qendër të vëmendjes,por këtë herë vëmendja ndaj tij është zbehur pasi paparacët janë fokusuar tek bashkëshortja e tij e cila edhe pse është nënë e dy fëmijëve ka linja superseksi.
Messi pritet të qëndrojë në Ibiza edhe për disa ditë, ndërsa bashkëlojatrët e tij do të rikthehen në stërvitje të hënën për t’i filluar përgatitjet për sezonin e ri te Barcelona.