Harrojeni Osumin dhe Vjosën, kanionet më të bukura në Shqipëri janë 25 km larg nga Tirana

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:16 31-07-2017 Harrojeni Osumin dhe Vjosën, kanionet më të bukura në Shqipëri janë 25 km larg nga Tirana

Shqipëria është e pasur me një rrjet të pasur hidrografik, me lumenj që burojnë në malet në lindje të vendit për t’u derdhur në detet Adritatik dhe Jon.

Në rrjedhën e tyre lumenjtë në zonat malore kanë krijuar dhe kanione të ngushta, që më kalimin e viteve janë shëndrruar në destinacione shumë të preferuara për turistët. Të famshme janë kanionet e Osumit në Skrapar dhe ato të Langaricës në Vjosë. Por edhe pse shumë pak të njohura, kanionet e lumit Erzen, që përshkon Shqipërinë e Mesme, janë po aq të bukura.

Ato janë më të vogla dhe deri diku edhe më të ngushta, kjo edhe për shkak të sasisë së ujit që kalon aty, po ta krahasojmë me lumenjtë Osum dhe Vjosë. Por pavarsisht kësaj, kanionet në Erzen janë po aq të bukura, për mos të thënë më shumë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019673109054565
array(1) { ["section"]=> string(94) "harrojeni-osumin-dhe-vjosen-kanionet-me-te-bukura-ne-shqiperi-jane-25-km-larg-nga-tirana-87843" }