Harrojini peshkaqenët, në Sarandë mbërrin balena (Video)

Publikuar tek: aktualitet, më 16:10 20-07-2015

Duket se ekosistemit tonë i është shtuar edhe një nga speciet më të mëdha në planet, balena.

Balena, ndonëse është gjetur e ngordhur në ujërat e qytetit të Sarandës, mbetet ende mister udhëtimi i saj deri në cekëtinën e brigjeve tona.

Në thellësitë e detit Mesdhe ka 21 specie gjitarësh të marinës si delfinët por edhe disa lloje balenash si balenat pilot dhe balena bisht-kthyer. Megjithatë ky është rasti i parë i dokumentuar që një balenë mbërrin, ndonëse e ngordhur, në brigjet shqiptare.

Kjo video e publikuar në YouTube, ku disa pushues i afrohen me skaf balenës, në fakt është e rregistruar në gjirin e Sarandës dy vite më parë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Thyhen "tabutë"
Të ngecësh në ferrin e transportit publik »
Article Logic
Execution time: 0.010987043380737
array(1) { ["section"]=> string(59) "harrojini-peshkaqenet-ne-sarande-mberrin-balena-video-16613" }