Harron në tren valixhen me bizhu mbi 1 milionë euro

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 20:38 15-02-2015 Harron në tren valixhen me bizhu mbi 1 milionë euro Treni ekspres ku ishte harruar valixhja

Të gjithëve u ka qëlluar të harrojnë diçka në tren: Një libër, një shall, ndonjë palë dorashkashPor, jo të gjithëve ama, u ka qëlluar të harrojnë një valixhe që ka brenda një milionë euro bizhu. Të rimentosh për ta gjetur, megjithatë, duket si një utopi. Në fakt, i ka ndodhur një zonje që vinte nga qendra e Italisë dhe që doli nga treni ekspres në stacionin e Bolonjës, por që në fakt, kishte harruar në tren valixhen me bizhutë që e kalonin vlerën e 1 milionë eurove, raporton Corriere Della Sera.

Kur zonja i ran ë të se nuk e kishte valixhen me vete, treni ekspres me të cilin ajo udhëtonte, ishte rinisur. Kështu, ka lajmëruar policinë e trenit që ka komunikuar direkt me timonierin dhe ka ngarkuar dy agjentë që të shkojnë në Milano, destinacionin final të tij, në tentativë për të gjetur valixhen. Misioni ka pasur një fund pozitiv: në Stacionin Qendror, agjentët kanë hyrë në tren dhe kanë rigjetur valixhen. Pronarja është treguar shumë mirënjohëse që i kthyen valixhen. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071008205413818
array(1) { ["section"]=> string(56) "harron-ne-tren-valixhen-me-bizhu-mbi-1-milione-euro-3433" }