Kreu i komunës Gjinaj në Has Pëllumb Thaçi ka qëlluar me armë dy persona pas një konflikti.
Pëllumb Thaçi është shoqëruar në ambientet e policisë bashkë me një person tjerër. Nga të shtënat me armë nuk ka të lënduar ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e konfliktit. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.