Hashash e kokainë drejt Italisë, arrestohen 20 shqiptarë (FOTO-VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 16:57 09-03-2020 Hashash e kokainë drejt Italisë, arrestohen 20 shqiptarë (FOTO-VIDEO) Droga e sekuestruar

25 persona janë arrestuar nga policia italine në bashkëpunim me homologët shqiptarë, në operacionin ‘Besa 2018’.

Ndër to, 20 ishin shqiptarë, 1 kosovar, 2 italianë, 1 tunizian dhe 1 nga Maqedonia e Veriut.

Ky grup kriminal i shpërndarë në Itali, Shqipëri, Gjermani e Zvicër kishte nën kontroll tregun e shitjes së drogës në territorin e provincës së Bolzanos.

Droga kryesisht e tipit marijuanë, hashash e kokainë, trafikohej nga Shqipëria e kalonte për në Gjermani, në Zvicër e më pas në Itali.

Janë sekuestruar mbi 25 kg kokainë, hashash, e marijuanë si dhe është identifikuar tregtimi i 10 kg të tjera drogë me një vlerë të përgjithshme përfitimi mbi 1 milionë euro si dhe 20 mijë euro të fshehura.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit

Një tjetër operacion ndërkombëtar është finalizuar, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të narkotikëve.

Operacioni "Besa 2018", i organizuar dhe zhvilluar nga Policia italiane, në bashkëpunim me Policinë shqiptare, hungareze dhe atë turke.

Guardia Di Finanza në Treno ka ekzekutuar 25 urdhra arresti ndaj një grupi kriminal që operonte në provincën e Bolcanos dhe në rajonin e Venetos.

Ndërkohë që, në Shqipëri, operacioni u drejtua nga Drejtoria Hetimore Qendrore, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në PSH dhe DVP Vlorë.

Gjatë operacionit në Vlorë janë ushtruar disa kontrolle banesash dhe është ekzekutuar në ambientet e burgut, urdhri i ndalimit për shtetasin E. K, i cili ishte arrestuar nga DVP Vlorë në dhjetor 2019, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Operacioni në Shqipëri, falë procedurave të bashkëpunimit ndërkombëtar të Interpol ZQK Tirana dhe Interpol Roma, zyrave ndërlidhëse në Bari e Romë të Policisë së Shtetit dhe zyrës Uci Albania të Policisë Italiane në Tiranë.

Operacioni i koduar “Besa 2018” ka filluar në vitin 2018 dhe është përmbyllur me arrestimin e 22 subjekteve në Itali dhe 3 jashtë saj.

Policitë homologe në Shqipëri, Hungari dhe Turqi kanë bashkëpunuar për zbardhjen e skemës së funksionimit të grupit kriminal.

Në kuadër të operacionit, gjatë dy vitesh hetime, janë arrestuar 12 persona në flagrancë, prej të cilëve 8 shqiptarë, 2 tunizianë, 1 zviceran e 1 italian, ndërkohë që 6 të tjerë, 4 italianë dhe 2 shqiptarë janë hetuar në gjendje të lirë.

Policia e Shtetit përditë e më shumë po tregon profesionalizëm dhe besueshmëri të lartë tek partnerët, duke u radhitur e barabartë mes tyre në çdo operacion ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.
qente_copy.jpgd7e1aed338fd6c39287d73d151fc2c01_L.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « COVID-19 në Shqipëri, spitali i Fierit kthen dy dhoma në karantinë
Ish-ministrja propozim qeverisë: Nënshkruaj marrëveshje midis punëdhënësit dhe punëmarrësit, prindërit të kujdesen për fëmijët »
Article Logic
Execution time: 0.013570785522461
array(1) { ["section"]=> string(73) "hashash-e-kokaine-drejt-italise-arrestohen-20-shqiptare-foto-video-197991" }