'Hashim Thaçi, Edi Rama dhe Ali Ahmeti kanë biseduar për ndryshimin e kufijve në Ballkan'

Publikuar tek: politike, më 21:24 11-02-2018 'Hashim Thaçi, Edi Rama dhe Ali Ahmeti kanë biseduar për ndryshimin e kufijve në Ballkan'

Analisti i njohur Berat Buzhala, duke iu referuar deklaratës së zëvendëskryeministrit të Austrisë që ka propozuar një autonomi për Veriun e Kosovës, shkruan në Facebook se mes 3 liderave ka një marrëveshje e cila nuk do të ndryshojë vetëm kufijtë e Kosovës. 

Sakaq, ka sqaruar se një skenar i tillë do të vlejë vetëm për ndryshimin e kufijve të Kosovës por jo edhe të vendeve tjera ballkanike.

Zëvendës-kancelari austriak propozon “të drejtën për vetëvendosje” për Veriun e Kosovës

Heinz-Christian Strache, zëvendës-kancelar i Austrisë, ka thënë se veriu i Kosovës duhet të ketë të drejtën e vetëvendosjes.

Ndërsa, sipas tij, presioni ndaj Serbisë, vend që është garantues i paqes dhe stabilitetit në rajon, për të njohur Kosovën, është rrugë e gabuar.

 Postimi i plotë:

Perndryshe gjate gjithe historise, kjo duhet te jete hera e pare qe nje politikan i nje profili te larte - zv.kryeminister - i Austrise pozicionohet kaq fuqishem kunder Kosoves. Ka te tille qe kete politikan e konsiderojne periferik, sepse i perket nje partie ekstremiste, por ai megjithate eshte njeriu i dyte i qeverise se Austrise. 
Ne anen tjeter, hiq me mire nuk i kemi raportet edhe me Cekine, ku tash se fundmi ka filluar nje peticion per çnjohje te Kosoves. 
Qysh thojne "ka shku shyta m'i marre brinat, i la edhe vesht". Na tuj kerku njohje te reja, po rrezikojme me i humbe keto qe i kemi kualitative. Pastaj mos te flasim per irritimin qe ua kemi shkaktu SHBA've, Britanise, Gjermanise etj., me avanturat e fundit. 
Me nje fjale, eshte SKANDALOZE menyra se qysh po udhehiqet Kosova. Eshte SKANDALOZE qysh jemi zagllavite me Malin e Zi. 
Ne kete gjendje kaotike kerkush seriozisht nuk ka me na marre.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010761976242065
array(1) { ["section"]=> string(93) "hashim-thaci-edi-rama-dhe-ali-ahmeti-kane-biseduar-per-ndryshimin-e-kufijve-ne-ballkan-109935" }