‘Hashim Thaçi jemi me ty’, parrullat e tifozëve në Vlorë përplasin FSHF-në me administratorin Idrizi, ndeshja nis me vonesë

Publikuar tek: sport, më 17:38 27-06-2020 ‘Hashim Thaçi jemi me ty’, parrullat e tifozëve në Vlorë përplasin FSHF-në me administratorin Idrizi, ndeshja nis me vonesë Parrulla ne stadiumin e Vlores

Dy parrulla të vendosura në stadiumin “Flamurtari” në Vlorë, janë cilësuar si politike nga delegatët e FSHF-së, duke sjellë edhe përplasjen e tyre me administratorin e klubit vlonjat sinan Idrizi.

“Hashim Thaçi Vlora krenohet me ty” dhe “Drenica zemra e shqiptarisë” ishin dy parrullat për të cilat i deleguari i FSHF-së është shprehur se ishin politike dhe ka kërkuar heqjen e tyre, por është kundërshtuar nga administratori Idrizi.

Idrizi tha se nuk dëshironte t’i hiqte parrullat pasi ishin vendosur nga tifozët, madje ai ishte dakort që të mbyllej edhe ndeshja.

Megjithatë parrullat janë hequr, ndërsa ndeshja ka nisur me 16 minuta vonesë.

Kujtojmë se Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kreu i PDK Kadri Veseli janë akuzuar nga Prokuroria Speciale në Hagë për vrasjen e rreth 100 personave gjatë luftës së Kosovës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0090949535369873
array(1) { ["section"]=> string(126) "hashim-thaci-jemi-me-ty-parrullat-e-tifozeve-ne-vlore-perplasin-fshf-ne-me-administratorin-idrizi-ndeshja-nis-me-vonese-211966" }