Hashim Thaçi mbërrin në Gjykatën e Hagës, avokati i tij është zyrtari i lartë i ish-presidentit Amerikan, George Bush

Publikuar tek: rajon, më 13:13 13-07-2020 Hashim Thaçi mbërrin në Gjykatën e Hagës, avokati i tij është zyrtari i lartë i ish-presidentit Amerikan, George Bush Prosper dhe Bush

Mbërrin në Gjykatën e Hagës Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i cili do të merret në pyetje rreth aktakuzave “përreth 100 vrasje”.

Ndërkaq, mediat nga Kosova raportojnë se Thaçi ka angazhuar si avokat për në Hagë, juristin e njohur amerikan, që ka mbajtur pozita të rëndësishme shtetërore, Pierre Richard Prosper. Presidenti Hashim Thaçi ka udhëtuar për në Hagë, ku është ftuar të intervistohet nga Prokuroria Speciale, pak ditë pasi ndaj tij u dorëzua aktakuzë për krime lufte, që nuk është konfirmuar akoma.

Ish-drejtorin politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, siç shkruan Ekspressi i Kosovës, do ta shoqërojë Prosper gjatë intervistimit.

Prosper ka shërbyer si Ambasador i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për çështje të krimeve të luftës, në Administratën e presidentit George W. Bush.

Nuk dihet se kush do ta mbrojë Presidentin Thaci në proceset e ardhshme në Hagë, pasi avokati amerikan nuk figuron në listën e 179 avokatëve të akredituar që Tribunali i ka publikuar. Janë përmendur edhe emra të avokatëve të njohur ndërkombëtarë, që ka mundësi ta mbrojnë  Thaçin. Ndër ta janë edhe ish-prokurori në procesin gjyqësor të Sllobodan Millosheviqit, Geoffrey Nice, dhe avokati kroat Luka Misetiq, që në Hagë kishte mbrojtur komandantin kroat, Ante Gotovinën.

Presidenti Thaci javën e kaluar njoftoi se është thirrur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për intervistim, ndërsa deri tani asnjëherë nuk e ka pranuar që është intervistuar nga prokurorët e Hagës.

“Më lejoni të ndaj me ju se të hënën do të udhëtoj për në Hagë si i ftuar nga Prokuroria Speciale për t’u intervistuar. Deri sa bashkëluftëtarët e mi dhe unë do të përballemi me dinjitet dhe integritet me drejtësinë ndërkombëtare, ju ftoj që të bashkuar t’i përballojmë sfidat me të cilat po përballet vend”, shkruante Thaçi.

Para kësaj ftese, Prokuroria në Hagë njoftoi se ka dorëzuar aktakuzë kundër Thaçit, Kadri Veselit dhe disa pjesëtarëve të tjerë të UÇK’së, nën dyshimet për krime lufte.

Presidenti i Kosovës një natë para nisjes në Hagë, bëri homazhe në kompleksin memorial Adem Jashari në Prekaz, ndërsa qëkur ka marrë ftesën, ka vizituar vazhdimisht familje të dëshmorëve e pjesëtarëve të UCK’së.

Thaçi ka pohuar se do të japë dorëheqje nga posti i presidentit, nëse aktakuza ndaj tij konfirmohet.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022157907485962
array(1) { ["section"]=> string(122) "hashim-thaci-mberrin-ne-gjykaten-e-hages-avokati-i-tij-eshte-zyrtari-i-larte-i-ish-presidentit-amerikan-george-bush-213702" }