Hashim Thaçi në burgun e Hagës, djali bën deklaratën e veçantë në emër të familjes

Publikuar tek: rajon, më 19:58 11-11-2020 Hashim Thaçi në burgun e Hagës, djali bën deklaratën e veçantë në emër të familjes Familja Thaçi

Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ndodhet në ambientet e paraburgimit të Hagës, pasi po përballet me akuzat për krime lufte dhe akte të tjera çnjerëzore.

Ndërkohë, djal i tij reagon përmes një postimi në Facebook. I biri i Hashim Thaçit, Endri ka shprehur mirënjohje të thellë për mbështetjen dhe interesimin që qytetarët po tregojnë për ish-presidentin.

Po ashtu, Endri shkruan se ata si familje besojnë në drejtësinë ndërkombëtare dhe sa janë të bindur që asnjë pretendim nuk mund ta ndryshojë historinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Deklarata e plotë e Endrit Thaçit

Qytetarë të nderuar, familjarë të dashur,

Në emër të familjes Thaçi ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen dhe solidarizimin tuaj në këto ditë jo të lehta për familjen tonë.

U jemi thellësisht mirënjohës për mbështetjen e madhe dhe interesimin e pareshtur që keni treguar dhe po vazhdoni të tregoni për babain tim, themeluesin e UÇK-së, presidentin e vendit tonë.

Të gjithë jemi të indinjuar e të mërzitur, por edhe shumë të bindur se ashtu siç ka punuar dhe ka ditur ta mbrojë përherë luftën e UÇK-së, popullin dhe shtetin tonë, së bashku me bashkëluftëtarët e tij do të dijë ta mbrojë edhe tash përballë këtyre akuzave monstruoze që padrejtësisht po rëndojnë mbi ta.

Asnjë proces nuk do të mund ta njollosë luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila ishte dhe do të mbetet përjetësisht e shenjtë.

Familja jonë është shumë krenare me kontributin në këto tri dekada të birit, vëllait, bashkëshortit dhe babait tonë për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin.

Besojmë në drejtësinë ndërkombëtare dhe jemi të bindur se asnjë pretendim, sado dashakeq që mund të jetë, nuk mund ta ndryshojë historinë e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Të qëndrojmë të fortë dhe të unifikuar!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shifra shqetësuese në Greqi, rriten rastet e reja dhe viktimat nga Covid-19 (BILANCI I RËNDË)
»
Article Logic
Execution time: 0.011125087738037
array(1) { ["section"]=> string(88) "hashim-thaci-ne-burgun-e-hages-djali-ben-deklaraten-e-vecante-ne-emer-te-familjes-227365" }