Hashim Thaçi në Dhomat e Specializuara në Hagë, kush është avokati që po e mbron, bashkëpunëtor i ngushtë i George W. Bush

Publikuar tek: rajon, më 10:18 14-07-2020 Hashim Thaçi në Dhomat e Specializuara në Hagë, kush është avokati që po e mbron, bashkëpunëtor i ngushtë i George W. Bush FotoMontazh: Prosper dhe Bush - Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi do të dalë sërish sot përpara Dhomave të Specializuara në Hagë për aktakuzën që është ngritur ndaj tij për krime kundër njerëzimit. Dje prej më shumë se 6 orësh Thaçi është pyetur nga Prokurorët Specialë në Hagë.

Në këtë përballje me Hagën për luftën për liri të Kosovës, Hashim Thaçi mbrohet nga avokati amerikan Pierre-Richard Prosper, bashkëpunëtor i ngushtë i ish-presidentit George W. Bush.

Pierre-Richard Prosper, i lindur më 19 shtator 1963, është avokat amerikan, prokuror dhe ish-zyrtar i Qeverisë Amerikane. Ai ka shërbyer si Ambasador Special për Çështje të Krimeve të Luftës nga administrata e ish-presidentit amerikan George W. Bush në periudhën 2001-2005. Ai është avokat i diplomuar në Peperdine University School of Law dhe ka shërbyer si Zëvendës-Prokuror i Distriktit, në Los Angeles, për të vazhduar si Ndihmës-Prokuror i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Distriktin e Kalifornisë.

Nga 1996 deri më 1998, Prosper ka shërbyer si prokuror për krime të luftës në Tribunalin Ndërkombëtar Kriminal të Kombeve të Bashkuara për Ruandën. Ai ishte caktuar prokuror udhëheqës i rastit të parë gjyqësor ndonjëherë të gjenocidit nën Konventën për Parandalimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit, të vitit 1948. Përveç që e fitoi rastin pas 14 muajsh gjyq, Prosper solli risi në ligjin ndërkombëtar, ku e bindi tribunalin që ta njohë dhunimin seksual në kohë konflikti si akt gjenocidal dhe krim kundër njerëzimit.

Prosper ka shërbyer edhe në Departamentin e Drejtësisë, Departamentin e Shtetit.

Në vitin 2001 Prosper ishte nominuar nga presidenti amerikan George W. Bush për Ambasador Special për Çështje të Krimeve të Luftës. Pasi u konfirmua nga Senati, Prosper u betua më 13 korrik 2001 dhe shërbeu deri në vitin 2005. Si i dërguar i presidentit dhe diplomat senior, Proper ka udhëtuar nëpër botë ku ka zhvilluar negociata diplomatike dhe konsulta me krerë të shteteve, ministra të jashtëm dhe zyrtarë tjerë të lartë qeveritarë në 60 shtete të ndryshme.

Ai, po ashtu, ka punuar me parlamente të huaja dhe organizata multilaterale e ndërkombëtare, për të ndërtuar mbështetje për politikat e Shteteve të Bashkuara. Aktualisht, Prosper është partner në kompaninë Arent Fox LLP, me zyra në Los Angeles, ku është marrë me shumë raste të profilit të lartë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0092759132385254
array(1) { ["section"]=> string(126) "hashim-thaci-ne-dhomat-e-specializuara-ne-hage-kush-eshte-avokati-qe-po-e-mbron-bashkepunetor-i-ngushte-i-george-w-bush-213780" }