Hashim Thaçi publikon VIDEON: I jep ‘Urdhrin e Lirisë’ Presidentit Donald Trump

Publikuar tek: rajon, më 14:46 18-09-2020 Hashim Thaçi publikon VIDEON: I jep ‘Urdhrin e Lirisë’ Presidentit Donald Trump Presidenti Thaçi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi publikon videon kur firmos “Urdhrin e Lirisë” për Presidentin e SHBA Donald Trump.

“Ndihem i privilegjuar që si President i Republikës së Kosovës, në emër të popullit të Kosovës, të ndaj Urdhrin e Lirisë për Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij për lirinë e Kosovës, për forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajon”, shkruan Thaçi.

Më tej, ai thotë se e ka ftuar homologun Trump që të vizitojë Kosovën.

“Presidentin Trump, e kam ftuar që ta vizitojë Kosovën në të ardhmen e afërt, për t’u njoftuar me popullin më pro-amerikan në botë. E përjetshme është miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, përmbyll Thaçi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012418985366821
array(1) { ["section"]=> string(83) "hashim-thaci-publikon-videon-i-jep-urdhrin-e-lirise-presidentit-donald-trump-220836" }