Hashim Thaçi reagon sërish për Gjykatën Speciale: Askush nuk mund të njollosë luftën e UÇK-së

Publikuar tek: rajon, më 15:06 20-07-2019 Hashim Thaçi reagon sërish për Gjykatën Speciale: Askush nuk mund të njollosë luftën e UÇK-së

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka reaguar sot sërish për thirrjen në Hagë të disa përfaqësuesve të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mes tyre edhe kreministri Ramush Haradianj, i cili u dorëhoq nga posti.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Thaçi shkruan se asnjë gjykatë, as vendore, as ndërkombëtare, nuk mund ta njollosë luftën e Kosovës për liri.

Reagimi i plotë i Thaçit:

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë dhe do të mbetet përjetësisht e pastër dhe e drejtë. Asnjë gjykatë, as vendore, as ndërkombëtare, nuk mund ta njollos atë. Me Jakup Krasniqin, me anëtarët e tjerë të Shtabit të Përgjithshëm, komandantët e zonave dhe ushtarët që janë ftuar nga Gjykata Speciale, ne e kemi mbrojtur popullin dhe e kemi luftuar armikun deri në çlirimin e vendit tonë.

Si president i vendit, si bashkëluftëtar, e çmoj shumë gatishmërinë e të gjithëve që të bashkëpunojnë me drejtësinë. Duke bashkëpunuar me drejtësinë ndihmojmë që të ngadhënjejë e vërteta për luftën tonë çlirimtare. Jam i bindur që, njëjtë sikurse në të kaluarën, sërish do të dalim fitimtarë. Pastërtia e luftës sonë do të dëshmohet përballë çdo gjykate! HTH

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070788860321045
array(1) { ["section"]=> string(99) "hashim-thaci-reagon-serish-per-gjykaten-speciale-askush-nuk-mund-te-njollose-luften-e-uck-se-172783" }