Haxhia: Para se të bëjë thirrje për armatosje dhe luftë vëllavrasëse, Berisha të tregojë lidhjet me mafien italiane

Publikuar tek: politike, më 18:12 21-04-2016 Haxhia: Para se të bëjë thirrje për armatosje dhe luftë vëllavrasëse, Berisha të tregojë lidhjet me mafien italiane

Ish-truproja i Sali Brishës, Izet Haxhia, ka komentuar këtë herë deklaratën e Berishës në Parlament ku i bëri thirrje popullit që të armatoset kundër qeverisë.

Haxhia ngre disa pikëpyetje, dhe i kërkon Berishës të sqarojë lidhjet e tij me “doktorin italian”, “firmën Enka”, dhe “Mafien italiane” duke pyetur për këto "qytetarin dixhital".

Ja çfarë shkruan ai:

“Përse është tërbuar marshalli deri në atë derexhe sa të bëjë thirrje për armatosjen e popullit dhe fillim e luftës vëllavrasëse???Ku dhe në çfarë vendi e njohu dhe u miqësua me doktorrin italjan? Kush ishte 'nuni' i kësaj miqësie aq të fortë, sa këtij doktorri që ai e ka mbajtur të fshehtë miqësinë me të, ti besonte jetën e fëmijve të tij në ditët më të vështira të jetës së tij në mars 97 .

Çfarë lidhjesh të fuqishme ka ky doktorr italjan me mafien italjane..? Cfarë e lidh këtë doktor italajn me shërbimin sekret serb? Çfare lidhjesh ka ky doktorr italjan me firmen turke Enka dhe pronarin e saj Şarik Tara? Sa para ka investuar ky doktorr mik i ngushtë i marshallit në keëtë firmë dhe sa janë lekët e marshallit në këtë investim..? Përse pikrisht firma Enka e cila investimet kryesore i ka në rusi dhe vendet sllave u zgjodh peër të bërë një pjesë të madhe të rrugës së kombit, investim ku u krye vjedhja më e madhe e lekve të shqiptarëve të varfër, me anë të kryetarit të deleguar të shqupit..Ta pyesin njeherë qytetarin dixhital për këto që citova më sipër, para se të bëjë thirrje për rrëmbimin.e armëve”.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.007749080657959
array(1) { ["section"]=> string(119) "haxhia-para-se-te-beje-thirrje-per-armatosje-dhe-lufte-vellavrasese-berisha-te-tregoje-lidhjet-me-mafien-italiane-38288" }