Haxhinasto në Samitin e BERZH: Ka ardhur koha për projekte konkrete

Publikuar tek: politike, më 22:20 23-02-2016 Haxhinasto në Samitin e BERZH: Ka ardhur koha për projekte konkrete

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto ka marrë pjesë në punimet e Samitit të BERZH për Ballkanin Perëndimor mbajtur në Londër.

Ministri në fjalën e tij u ndal te fryma pozitive që ka krijuar në rajonin e Ballkanit Perëndimor procesi i Berlinit, por theksoi se tani ka ardhur koha të kalohet në projekte konkrete në infrastrukturë.

Përveç BERZH-it ministri u ndal te investitorët kinezë, që mund të japin kontribut në zhvillime transportit për rajonin e Ballkanit.

Haxhinasto i lëshoi një apel përfaqësuesve nga rajoni se duhet më shumë kooperim për të hequr barrierat jo fizike, çfarë ka sjellë kosto 5 herë më të larta se BE, në pikat e kalimit kufitar mes vendeve.

Ai permendi zgjidhjen që Shqipëria ka gjetur me Malin e Zi, me një pikë kontrolli kufitar dhe një doganë, si një model i mirë që mund të aplikohet në rajon.

Gjithashtu Haxhinasto bëri thirrje për bashkëpunim mes vendeve për të unifikuar projektet dhe për ti trajnuar jo vetëm në rafshin kombëtar, por në atë rajonal pasi vetëm në këtë formë mund të jenë tërheqëse për investitorët.

Gjatë qëndrimit ministri Haxhinasto u takua  me Drejtorin e BERZH për transportin Thomas Maier, ku u diskutua mbi projektet e BERZH në Shqipëri dhe veçanërisht projektet në sektorin rrugor.

Përfaqësuesi i lartë i BERZH, shprehu interesin për angazhime të mëtejshme në investime për rrjetin rrugor dhe atë hekurudhor shqiptar. BERZH është në pritje të përfundimit të studimit të detajuar për projektin e hekurudhës Tiranë-Rinas-Durrës, me qëllim shqyrtimin e mundësisë së financimit të tij.

Gjithashtu ministri Haxhinasto u takua edhe me Komisioneren Europiane për Transportin Violeta Bulc dhe drejtorin e Përgjithshëm për Politikat e Zgjerimit të BE-së, Christian Danielsson.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0095150470733643
array(1) { ["section"]=> string(72) "haxhinasto-ne-samitin-e-berzh-ka-ardhur-koha-per-projekte-konkrete-33363" }