Haxhiu-Bollino mbrojnë Sokol Ballën: Pse po gabon Top Channel?

Publikuar tek: aktualitet, më 08:18 22-04-2015 Haxhiu-Bollino mbrojnë Sokol Ballën: Pse po gabon Top Channel? Baton Haxhiu dhe Carlo Bollino

Një video publikuar së fundmi nga gazeta Express në Kosovë, ku gazetari dhe drejtuesi i emisionit ‘’Top Story’’ në Top Channel shfaqet në skena intime ka hapur një diskutim të gjerë publik. Analisti Baton Haxhiu dhe pronari i A1 Report Carlo Bollino mbrojnë sot Sokol Ballën, duke dënuar vendimin që mund të marrë Top Channel për shkarkimin e tij nga detyra.

“Abuzimi emocional që ka bërë bordi i Top Channel është jashtëzakonisht i vështirë për t’u gjykuar për shkak se kjo është gjendje delikate. Abuzimi emocional nuk lë gjendje fizike. Shkatërron! Abuzimi emocional me kalimin e kohës shkatërron një person - shkatërron vetërespektin, besimin dhe gjykimin e tij.Ky vendim i Bordit të Topit mund të shkaktojë një viktimë në plotëkuptim të fjalës.Ashtu si format e tjera të abuzimit, abuzuesit emocionalë përpiqen që ta mbizotërojnë personin tjetër - me pushtetin e spiunimit brutal. Një abuzues emocional, lufton me ndjenjat e pafuqisë së tij – pra, të Sokolit.”, thekson Haxhiu.

Për Bollinon, Balla nuk ka kryer asnjë faj e shkelje ligjore dhe nuk është i detyruar të japë llogari opinonit publik, sepse nuk është politikan i zgjedhur.

“Sokol Balla është tashmë një burrë i pamartuar, që ndodhej në një dhomë hoteli, ku po bënte lojra erotike private para një kompjuteri:  Cili është faji i kryer, veç mënyrës pak të vetmuar dhe të çuditshme për t’u kënaqur? Nëse ka një shkelje ligjore, është nga ana e kujt ka regjistruar ato pamje dhe mbi të gjitha, nga ana e kujt i ka shpërndarë në ëeb duke shkelur në mënyrë flagrante ligjet për privatësinë dhe për botim video private, që të prezantuara në publik shndërrohen në pornografike.Sokol Balla është vetëm një gazetar dhe jo një politikan i zgjedhur që duhet t’i japë llogari opinionit publik edhe për jetën e tij private; pra, parë nga ky këndvështrim ai është viktimë e një kurthi (apo komploti?) që nuk ja njohim origjinën.”, shprehet ai

Bollino e cilëson gjykimin ndaj Ballës si gjykim i kushtëzuar me dozë të lartë hipokrizie.

“Nëse ajo vajzë që e ka regjistruar Ballën pa dijeninë e tij e ka bërë për hakmarrje, ose vetëm për xhelozi, është një çështje që nuk i përket opinionit publik, por ndoshta prokurorisë. Ky mund të jetë një rast i mirë për qeverinë dhe parlamentin të merret më në fund me rregullat për shtypin që duke filluar nga origjina e financimeve deri te kriteret për t’u respektuar në materialet që mund të botohen, kërkojnë më shumë përkushtim. Një video të tillë për shembull asnjë media në një vend europian nuk do të mundte ta botonte. Po atëhere nëse Sokol Balla është viktimë, nuk merret vesh përse Top Channel duhet ta penalizojë më tej?!”, argumenton Bollino.

 “Një mbledhje e bordit të Top Channel, në plan të parë ka të bëjë me një vendim përjashtimi për një veprim personal të një gazetari. Të një kolegu gazetar, të cilit i është keqpërdoruar besimi nga një femër dhe i është publikuar në internet një moment perversiteti. Nga kush kanë frikë të gjithë ata anëtarë të Bordit të Top Channel që kanë marrë një vendim përjashtimi për këtë video?! Ata akuzues hipokritë, që mbase çdo mbrëmje e bëjnë të njëjtin veprim? Apo ndoshta bordistët kanë frikë nga hipokrizia e tyre?A mund të më thonë se një veprim i Sokol Ballës, i pakujdesshëm, mund të gjykohet aq ashpër duke i mohuar të gjitha ato që ai ka bërë në jetën profesionale për zhvillimin dhe ndikimin e madh të Top Channel?  Sepse, po e përsëris: jam i sigurt se të gjithë ata bordistë që e kanë marrë vendimin për përjashtimin e tij, në jetët e tyre kanë bërë veprime të ngjashme me qindra herë.”, shprehet Haxhiu.

Baton Haxhiu nxjerr në pah standardet e dyfishta të Top Channelit, kur në njërën anë shfaq skena abuzuese e epshore në Big Brother dhe nga ana tjetër për Sokol Ballën ndjehen të mpirë.

“Si është e mundur se çdo natë në transmetimin e Big Brother publikisht të lejoni shfaqjen e skenave “abuzuese”, epshore, kurse për Sokol Ballën ndjeheni emocionalisht të mpirë dhe të pafuqishëm? Ju po e poshtëroni idenë e lirisë dhe të privatësisë, si dhe po e shpërbleni spiunimin dhe pabesinë. Ju pyes: çfarë do të bëni nëse ju do të jeni viktimat e radhës të abuzimit me intimitetin tuaj”, përfundon Haxhiu.

Bollino e përfundon analizën e tij edhe me detajin se sipas tij për këtë vendim të Top Channel-it po fërkojnë duart konkurrentët e TV Klan-it.

 “Për të kuptuar se si do të përfundojë procesi ndaj Sokol Ballës duhet pritur akoma disa orë ku mund  të zbulojmë nëse do të dalë në ekran te Topi apo jo. Një vendim i rëndësishëm rreth të cilit po fërkojnë duart konkurrentët që duke filluar nga Tv Klan, duken të gatshëm për të pritur me krahë hapur gazetarin mëkatar.”, përfundon Bollino 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Prostituta në Sarandë me SIDA, punoi për 5 vjet
Dyndje për të paguar gjobat e makinave, qytetarët me orë të gjata në radhë »
Article Logic
Execution time: 0.012578964233398
array(1) { ["section"]=> string(65) "haxhiu-bollino-mbrojne-sokol-ballen-pse-po-gabon-top-channel-9396" }