HEC-i Banjës hap portat e shkarkimit, çfarë mund të ndodhë me zonën e Sulovës

Publikuar tek: aktualitet, më 08:44 05-03-2018 HEC-i Banjës hap portat e shkarkimit, çfarë mund të ndodhë me zonën e Sulovës

Reshjet e shiut dhe të borës ditët e fundit kanë rritur prurjet e lumenjve. Problemi qëndron në fryrjen e lumenjve që shërbejnë për mbushjen e rezervuarëve të hidrocentraleve. Duke arritur kuotën maksimale, inxhinierët dhe administratorët e HEC-it të banjës, kanë hapur portat e rezervuarit i tejmbushur nga lumi Devoll.

 

Frika nga reshjet e shumta që priten në ditët në vijim kanë shtuar frikën e kalimit të kuotës maksimale të këtij projekti. Ndaj sot është vendosur që të hapen portat e shkarkimit. Hapja e portave nënkupton rritje të prurjeve të lumit Devoll në pjesën nga HEC Banjë deri në bashkimin e tij me Osumin. Kjo nënkupton se që nga ky moment toka bujqësore e zonës së Sulovës është e rrezikuar nga përmbytjet. Por prurjet rriten edhe në lumin Seman që formohet nga bashkimi i këtyre dy lumenjve. Aktualisht hidrocentrali po punon me kapacitet të plotë.

Diga ka një lartësi prej afërsisht 80 metrash. Liqeni i krijuar ka një sipërfaqe prej afërsisht 14 km², zonë kjo e krahasueshme me 2000 fusha futbolli. Aktualisht rezervuari shtrihet nga Banja deri në afërsi të qytetit të Gramshit. Kapaciteti depozitues i rezervuarit është afërsisht 400 milion m³. Centrali elektrik do të përdorë dy njësi turbinash të tipit Francis dhe do të ketë një kapacitet të instaluar për prodhimin e energjisë elektrike prej rreth 65 MË dhe do të prodhojë mesatarisht në vit rreth 250 GWh. E.Mema/newsbomb.al

 

28754983_1713597121996848_490416391_o.jpg

28740903_1713597261996834_1153290454_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Hapja e portave në Fierzë, si paraqitet situata sot
E rëndë në Tepelenë, mbërrin i vdekur në spital një 10-vjeçar, dyshimet e para »
Article Logic
Execution time: 0.0058028697967529
array(1) { ["section"]=> string(83) "hec-i-banjes-hap-portat-e-shkarkimit-cfare-mund-te-ndodhe-me-zonen-e-suloves-112227" }