Lajmi se kanionit të Holtës po i vjen fati i Lumit të Valbonës në veri, ka krijuar shqetësim dhe te përfaqësuesit e agjencive dhe guidave turistike.
Fation Plaku, një ndër blogeret dhe adhuruesit më të njohur të natyrës shqiptare, ka reaguar në lidhje me lajmin se po tentohet të shkatërrohet një perlë e natyrës. "Fshihet nga harta e Turizmit destinacioni nr 1 Kanioni Holtes ne Gramsh & Elbasan. Na rrofshin shifrat e milionave turisteve qe vizitojne vendin", shkruan fotografi në profilin e tij të Facebook.
Indinjata ka qënë e madhe në rrjetet sociale ndaj ndërtimit të këtij hidrocentrali përball hyrjes së Kanionit. Një tjetër përfaqësues i guidave turistike të trevave shqiptare, Al-Ben Guid Kola, kërkon të protestohet ndaj kësaj masakre të shkaktuar nga dora e njeriut. Nisma të tjera për protesta dhe peticione online, po ndërmerren nga përdoruesit e rrjeteve sociale për të shtyrë autoritetet të bllokojnë lejen e dhënë për ndërtimin e HEC-it. E.Mema/newsbomb.al