HEC-i në Kanionin e Holtes/ Merret vendimi për prishjen e digës

Publikuar tek: aktualitet, më 11:46 23-08-2019 HEC-i në Kanionin e Holtes/ Merret vendimi për prishjen e digës Prishja e digës së hidrocentralit në Kanionin e Holtës

Ndërtimi i një HECI- pranë Kanionit të Holtes, i shpallur monument natyre, ishte një problem shqetësues i cili u ngrit disa muaj më parë nga qytetarë, banorë dhe aktivist të ndryshëm. 

Ngjarja bëri bujë të madhe në rrjetet sociale dhe në media të ndryshme. Reagimet qenë të ndryshme dhe shumë shoqata, aktivist dhe personazhe të njohur dolën kundër ndërtimit të atij projekti pranë një resursi natyrore, i cili ishte shpallur edhe monument natyre dhe mbrohej nga shteti. Atë kohë instancat shtetërore pezulluan punimet dhe premtuan banorët e zonës se projekti nuk do ndërtohej. Sot pas disa muajsh nga nisja e punimeve, njoftohet nga Bashkia Gramsh se është marrë vendimi për prishjen e objektit të ndërtuar, raporton gazetari Endri Mema.

Kujtojmë se pak kohë më parë ministrit përkatëse, ajo e mjedisit dhe e energjisë kanë pezulluar dhe hequr lejen apo lishencen shumë firmave që kishin planifikuar ndërtimin e një projekti energjitik pranë lumenjve dhe burimeve ujore.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031337022781372
array(1) { ["section"]=> string(69) "hec-i-ne-kanionin-e-holtes-merret-vendimi-per-prishjen-e-diges-176105" }