Kreu i PBDNJ Vangjel Dule ndodhet në Korçë me rastin e festës kombëtare të Greqisë, ku u mbajt një meshë në gjuhën greke në kishën e Mitropolisë në këtë qytet.
Sakaq, Dule ka shfrytëzuar rastin të flasë edhe për çështjen detare për të cilën shpreson se negociatat me Greqinë do të arrijnë në një rezultat të drejtë dhe efektiv.
Ndërkohë nuk kanë munguar akuzat edhe ndaj kryeministrit, për të cilin është tha se po mban peng marrëdhëniet mes dy vendeve. Sakaq, Dule ka qenë i pranishëm edhe në meshën që është mbajtur në gjuhën greke, në Mitropolinë e Korçës, siç shihet edhe nga pamjet e mëposhtme.
Më shumë nga fjala e Vangjel Dules në Korçë:
Në këto 5 vitet e fundit janë bërë hapa prapa në marrëdhëniet me fqinjin tonë, të cilat kanë kosto jo të vogël. Marrëdhëniet midis dy vendeve nuk mund të mbahen peng për një kohë të gjatë, sepse ato janë solide dhe të shtrira në histori dhe të tashmen. Rama nuk mund të mbajë peng vendin në marrëdhëniet me Greqinë, vendi që është strumbullari i politikave euroatlantike të Europës Juglindore.