‘Hedh dikush një gurë në lumë...’, Balla del sërish krah Lleshajt në Elbasan: Ka bërë punë të shkëlqyer, PS i ka dhënë besim të madh

Publikuar tek: politike, më 10:14 16-09-2020 ‘Hedh dikush një gurë në lumë...’, Balla del sërish krah Lleshajt në Elbasan: Ka bërë punë të shkëlqyer, PS i ka dhënë besim të madh Balla ne Elbasan

Sekretari i Përgjithshëm i PS Taulant Balla dhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, kanë qenë bashkë në Elbasan në prezantimin e forcave ‘Shqiponja’.

Balla teka ka folur i ka dalë sërish në krah Lleshajt, duke lavdëruar punën që ka bërë që në ditën e parë të marrjes së detyrës si ministër.

“…hedh dikush një gurë në lumë dhe të gjithë të mençurit e tjerë duhet ta ndjekin. Ministri Lleshaj prej ditës së parë në krye të ministrisë së Brendshme ka bërë dhe bën një punë të shkëlqyer dhe padyshim ky është një investim i rëndësishëm i besimit që PS dhe grupi parlamentar i saj i ka dhënë.

Ndaj do ju lutesha miqësisht të fokusohuni tek ajo që ndodhi sot në Elbasan që është një rritje e prezencës së prekshme të punës së policisë në shërbim të njerëzve të zakonshëm të Elbasanit.

Sulme kriminale si ai i mbrëmshmi në Tiranë ndodhin në çdo kryeqytet të botës dhe do doja të kishit pak durim sepse policia e Shtetit do t’i zbulojë në kohë autorët dhe do t’i vërë para përgjegjësisë”, deklaroi Balla.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010131120681763
array(1) { ["section"]=> string(131) "hedh-dikush-nje-gure-ne-lume-balla-del-serish-krah-lleshajt-ne-elbasan-ka-bere-pune-te-shkelqyer-ps-i-ka-dhene-besim-te-madh-220541" }