Policia e Gjirokastrës ka shpallur në kërkim një person nga Kalivaçi në Memaliaj, i cili akuzohet për “Trafikim të lëndëve Narkotike”
Sipas Policisë, 25 vjeçari me iniciale S.Z në aksin Kalivaç-Krahës po udhëtonte me mjetin e tij “Fiat Punto” dhe nuk i ka ndaluar thirrjes së Policisë duke u larguar me shpejtësi.
Gjatë kësaj kohe, nga makina ai ka hedhur nga xhamat e makinës 2 thasë me lëndë të dyshuara si kanabis. Pas këtij veprimi 25-vjeçari ka braktisur makinën e tij në fshatin Krahës dhe është është larguar në drejtim të paditur.
Pesha totale e lëndës narkotike rezultoi 23 kg e 500 gr, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Po kryhen veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes si dhe po punohet për kapjen e këtij shtetasi.