Shpërthimi në farmacinë e babait të Saimir Tahirit, Rama: Akt terrorist ndaj ministrit

Publikuar tek: aktualitet, më 10:35 10-02-2015 Shpërthimi në farmacinë e babait të Saimir Tahirit, Rama: Akt terrorist ndaj ministrit Bashkim Tahiri në gjykatë

Pas shpërthimit në farmacinë e babait të ministrit Sajmir Tahiri ka reaguar në "Facebook'' edhe kryeministri Edi Rama, duke e cilësuar si akt terrorist ndaj familjes së ministrit Tahiri.

"Akti terrorist ndaj familjes së ministrit te Brendshem, kafshim monstrash që kanë marre, po marrin dhe do të marrin atë që meritojnë: Dorën e shtetit në fyt deri në frymën e tyre të fundit! Kemi çelur epokën e re të ndarjes së shtetit nga krimi dhe të luftes dinjitoze pa ndalim e as tolerancë të shtetit përballë krimit. Saimir Tahiri është në krye të kësaj lufte dhe kush ka urdhëruar e ekzekutuar terrorin ndaj familjes se tij, duhet ta mësojë se sot i ka dhënë ministrit tonë e të gjithëve ne, një motiv më shumë për të qenë krenarë e të frymëzuar në çdo qelizë, në kryerjen e detyrës së lartë në shërbim të vendit dhe njerëzve të këtij vendi! Askush dhe asgjë nuk do të na ndalë në rrugën e Rilindjes për një Shqipëri që më në fund do të ketë shtetin e saj të fortë e të drejtë, shtetin modern të shqiptarëve.", shkruan Rama

Shpërthimi me eksploziv ndodhi në një farmaci të kryeqytetit, pronë e Bashkim Tahirit. Shpërthimi ka ndodhur sot në mëngjes dhe fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale.Farmacia ndodhet rruga “Kongresi I Manastrit”, pranë  spitalit Nr.5, neurologjikut në Tiranë.

Policia është duke hetuar pistën e shpërthimit, sasinë e eksplozivit të vendosur dhe vërtetimin e dyshimit nëse është në pronësi të babait të ministrit të Brendshëm,Sajmir Tahirit.

Kohë më parë babi i ministrit është gjykuar për kontrabandë ilaçesh por Gjykata e Tiranës e liroi nga qelia shtetasin Bashkim Tahiri. Me kërkesën e prokurorit Dritan Rreshka, gjykata vendosi masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” ndaj 62-vjeçarit, pasi vepra penale për të cilën dyshohet nuk përbën rrezikshmëri.

Mosha dhe problemet shëndetësore që ka shfaqur babai i deputetit ishin një tjetër arsye për masën e butë të sigurisë. Gjatë seancës gjyqësore, prokurori Rreshka tha se dy personat e arrestuar janë kapur në flagrancë në apartamentin e shtetasit Dritan Gjiza me një sasi ilaçesh pa pullën fiskale.

Këto medikamente, sipas policisë, kapnin vlerën e 10 mijë eurove, por prokurori tha se vlera e parave që është shmangur nga mungesa e pullës fiskale është 90 mijë lekë. Edhe pse dy të dyshuarit u arrestuan në flagrancë, prokuroria nuk dha detaje për mënyrën sesi policia kishte rënë në gjurmët e të dyshuarve, apo ndjekjen e tyre deri tek arrestimi në flagrancë. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Çim Peka- Stefani- Unioni, ja sherri mes gazetarëve për “Opinion”
Aksidenti i Greta Koçit, Ndregjoni: Do të më ngecë fajin »
Article Logic
Execution time: 0.012140989303589
array(1) { ["section"]=> string(97) "hedhin-ne-ere-farmacine-dyshohet-si-prone-e-bashkim-tahirit-babait-te-ministrit-te-brendshem-2908" }