Hedhja në erë e memorialit të Thimio Lolit, reagon OMONIA: Goditje terroriste, do e ndërtojmë prap

Publikuar tek: aktualitet, më 16:04 23-07-2019 Hedhja në erë e memorialit të Thimio Lolit, reagon OMONIA: Goditje terroriste, do e ndërtojmë prap

Organizata e minoritetit grek OMONIA, ka reaguar ashpër për hedhjen në erë të memorialit të Thimio Lolit në Kranë të Fiqinit.

OMONIA e cilëson si "goditje terroriste në zemër të Minoritetit Etnik Grek", ndërsa akuzon institucionet shqiptare për indiferencë.

OMONIA po organizon një fushatë për grumbullimin e fondeve të nevojshme, për ngritjen e një Monumenti të ri për Lolin.

"Nga ana e jonë si BDMEG OMONOIA jemi tanimë orientuar në vendimin që arkitektë dhe artistë pjesëtarë të MEG të realizojnë projektin respektiv dhe propozimin dhe gjithashtu realizimin e një fushate mes anëtarëve të Organizatës,për grumbullimin e fondeve të nevojshme, për ngritjen e një Monumenti të ri të përshtatshëm për Thimjo Lloli-n por edhe për historinë e përpjekjeve tona në vijimësinë e prezencës historike të Helenizmit në trevat amtare", thuhet në deklaratë.

DEKLARATA E PLOTË:

Sot në të gdhirë në kryefshatin e trevave të Vurgut, në Krane dhe pikërisht në qendrën e komunitetit, në ambientet e oborrit të Kishës së Hirshme dhe Shkollës, u shënua një goditje e organizuar terroriste me përdorim të një sasie të konsiderueshme lëndësh plasëse. Shkas përbën akoma një herë vandalizimi i Monumentit që me nismë të BDMEG OMONOIA, banorëve të fshatit dhe me miratimin e autoriteteve lokale, ishte ngritur para disa vjetësh për të nderuar Kujtimin e luftëtarit legjendar për të drejtat e komuniteteve lokale, Thimjo Lloli.

Monumenti pas këtij akti u shkatërrua tërësisht por përtej kësaj grupi i organizuar që veproi deshi të dërgoj edhe mesazhin se nuk mjaftohet vetëm me vare dhe lloza. Tanimë aktivizohet me metoda të terrorizmit! Nga ana e jonë si një akt të tillë e denoncojmë dhe drejtojmë thirrjen tonë autoriteteve kompetente shtetërore ta trajtojnë me praktikën adekuate të organizatës së strukturuar terroriste që frymëzohet nga urrejtja nacionale dhe vepron me metodat e terrorizmit Islamik.

Madje indifirenca e autoriteteve policore për të gjetur dhe dorëzuar në bankën e të akuzuarve ata të cilët para pak muajsh realizuan vandalizimin e Monumentit dhe të Flamurit Grek, e vë në pozitën e bashkëpërgjegjësisë.

Madje nuk është koinçidencë e rastit që bashkë me të tjera episode të rënda të grabitjeve dhe shkatërrimeve në banesa të pjesëtarëve të MEG, të gjitha ndodhin në kuadrin e gjendjes së brendshme jo të qëndrueshme në Shqipëri dhe në periudhën që pjesëtarë të Komunitetit tonë që jetojnë në Greqi, kthehen masivisht në fshatrat dhe krahinat e tyre.

Nga ana e jonë si BDMEG OMONOIA jemi tanimë orientuar në vendimin që arkitektë dhe artistë pjesëtarë të MEG të realizojnë projektin respektiv dhe propozimin dhe gjithashtu realizimin e një fushate mes anëtarëve të Organizatës,për grumbullimin e fondeve të nevojshme, për ngritjen e një Monumenti të ri të përshtatshëm për Thimjo Lloli-n por edhe për historinë e përpjekjeve tona në vijimësinë e prezencës historike të Helenizmit në trevat amtare.

67106506_1287217764774083_3105620319784665088__20190723-102423_1.jpg

67581512_1287217861440740_4999357750908551168_n.jpg

67169249_1287217814774078_6233638438751436800_n.jpg

67445057_151962085883894_6660408254960500736_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070431232452393
array(1) { ["section"]=> string(102) "hedhja-ne-ere-e-memorialit-te-thimio-lolit-reagon-omonia-goditje-terroriste-do-e-ndertojme-prap-173093" }