Hekurudhat shqiptare mbyllin vitin me 4 milion euro humbje

Publikuar tek: ekonomi, më 16:17 15-09-2017 Hekurudhat shqiptare mbyllin vitin me 4 milion euro humbje

Hekurudhat Shqiptare sh.a që është edhe enti publik që menaxhon pjesën e hekurudhave në gjithë vendin prej vitesh nuk po kalon ditët e saj më të mira në aspektin financiar.

Përpos një rrjeti hekurudhor të degraduar që ka nevojë të paktën 200 milionë euro për ta risjellë në parametra optimalë kjo kompani publike po has edhe një rënie  të të ardhurave dhe vijon të rezultojë me humbje të larta.

Në fund të vitit 2016, të ardhurat e Hekurudhës ishin në total 564 milionë lekë, (të ardhurat e shfrytëzimit plus të tjera), apo rreth 4.1 milionë euro, me një rënie prej 27% në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Për shkak të vjetërimit të tejskajshëm të mjeteve, kompania ka një normë mjaft të lartë amortizimi, teksa zhvlerësimi i aktiveve afatgjata ishte 525 milionë lekë, pothuajse sa të ardhurat.

Duke i shtuar amortizimit të lartë edhe shpenzimet e personelit prej rreth 400 milionë lekësh (plus 27 milionë lekë shpenzime financiare), kjo ka bërë që kompania të rezultojë me humbje të mëdha, në 538 milionë lekë në vitin 2016 (rreth 4 milionë euro), shkruan Monitor. Megjithatë, për shkak të reduktimit të shpenzimeve të personelit dhe rënies fortë të shpenzimeve për interesa, humbjet janë ulur me 32 për qind.

Aktualisht hekurudhat shqiptare konsiderohen një “gropë e zezë” në buxhet pasi subvencionohet pothuajse çdo vit. Prej vitesh ajo rezulton me humbje të mëdha dhe humbjet e akumuluara në kapitalin e kompanisë ishin 4.6 miliardë lekë, apo rreth 33 milionë euro.

Një nga planet e lakuara ishte ajo e dhënies me koncesionin të disa pjesëve të kësaj hekurudhe por kjo deri më tani është bërë e mundur vetëm për dy linja shumë të shkurtra si Fier-Ballsh dhe Fier-Vlorë që menaxhohet nga kompania Albstar për një vlerë investimi 20 milionë dollarë.

Të dhënat e INSTAT për muajin korrik 2017 tregojnë se përmes hekurudhës janë transportuar mbi 90 mijë ton mallra kurse si numër pasagjerësh nga janari në korrik kemi një shifër mbi 40 mijë por që në raport me një vit në parë ka ulje me rreth 50 %.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.010978937149048
array(1) { ["section"]=> string(64) "hekurudhat-shqiptare-mbyllin-vitin-me-4-milion-euro-humbje-92474" }