Helikopteri me 6 ushtarë merr flakë teksa kryente stërvitje

Publikuar tek: bota, më 18:00 22-06-2017 Helikopteri me 6 ushtarë merr flakë teksa kryente stërvitje

Një helikopter ushtarak polak shpërtheu sot në flakë, ndërsa kryente stërvitje ushtarake. Ngjarja ka ndodhur në Massanzago, në provincën e Padovës.

Pasagjerë ishin pesë ushtarë polakë dhe një francez, të cilët u shpëtuan nga flakët. Mediat italiane rapotojnë se nuk ka informacion mbi gjendjen shëndetësore të tyre, por thuhet se janë jashtë rrezikut për jetën dhe po trajtohen në spitalin rajonal.

Pas ngjarjes u mësua se piloti u përpoq të bënte ulje emergjente pasi konstatoi zjarrin në turbinën e helikopterit, por pas kontaktit me tokën helikopteri ka shpërthyer në flakë.

19441280_142843929600106_410156445_n.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dy ditë para festës së Bajramit, ISIS shkatërron xhaminë ikonë
Kryeministrja Britanike ka një propozim të ri për të gjithë qytetarët e Bashkimit Europian »
Article Logic
Execution time: 0.01245903968811
array(1) { ["section"]=> string(65) "helikopteri-me-6-ushtare-merr-flake-teksa-kryente-stervitje-83456" }