Droga/Sokol Feka, lidhje me grupin e Kokainës dhe të Ben Qimes

Publikuar tek: slide-lajm-kryesor, më 09:19 31-01-2015 Droga/Sokol Feka, lidhje me grupin e Kokainës dhe të Ben Qimes Sokol Feka

Majori shqiptar që humbi jetën duke transportuar 1 ton kanabis me helikopterin që drejtonte, ka patur lidhje me emra të njohur të botës së krimit.

 

Mediet e shkruara kanë zbuluar se Sokol Feka ka patur lidhje me anëtarët  e një prej grupeve më të fuqishme kriminale të Fierit. Sipas burimeve nga Shërbimi Informativ Ushtarak, mësohet se majori Feka është kunat me shtetasin Arben Gishto, I cili rezulton I proceduar penalisht në Itali në një rrjet të madh të trafikimit të kokainës, ku janë përfshirë edhe emra të tjerë arrestuar gjatë operacionit të zbulimit të laboratorit në Xibrakë të Elbasanit.

Njëri prej lidhjeve të Fekës ka qenë Kelmend Dalipi, pjesë përbërëse e të njëjtit grup me kunatin e Sokol Fekës, Arben Gishto. Arben Gishto dyshohet si anëtar i bandës së Arben Isufajt, I njohur ndryshe si Ben Qimja.

Kelmend Dalipi është arrestuar së bashku me vëllanë e tij Arjan Dalipi, në 14 janar, pas zbulimit nga policia të laboratorit të përpunimit të kokainës.

 

Shërbimi Informativ Shtetëror është duke punuar për të zbërthyer të gjitha lidhjet mes të ndjerit Feka dhe elementëve të tjerë të dyshuar për aktivitet kriminal.

 

Kurse kunati I Fekës, Arben Gishto është proceduar në Itali për trafik kokaine dhe është dënuar 2 vjet në Shqipëri për armëmbajtje pa leje, të një pistolete “Zastava”. Gishto është martuar me njërën prej motrave të Fekës.

Sokol Feka, majori që vdiq në Malaga të Spanjës, pasi helikopteri që drejtonte u përplas me një shtyllë elektrike, në arratisje nga Garda Civile  menaxhonte edhe një kompani private pastrimi.  Feka  merrej kryesisht me pastrimin e disa kazinove dhe lojërave të fatit në Tiranë.

Bashkëshortja e Sokol Fekës, Erjola rrëfen se e dinte për udhëtimin e të shoqit në Spanjë, por që do të shkonte i caktuar nga puna. Ajo thotë se  nuk ka patur asnjë detaj që ta bënte të dyshonte për lëvizje të dyshimta të të shoqit. "Më mori të hënën në telefon dhe me tha se do të kthehej të mërkurën. Nuk e di se çfarë ka ndodhur", thotë bashkëshortja.

Prej 12 janarit major Sokol Feka nuk shkonte në punë. Ai kishte marrë lejen e zakonshme deri më 31 janar. Nuk dihet se kur është nisur drejt Spanjës. Burime të policisë bëjnë me dije se në sistemin TIMS ai rezulton të jetë dalë jashtë vendit më 20 janar. Megjithatë, ai nuk kishte njoftuar për ndonjë udhëtim jashtë Shqipërisë, siç e kërkon ligji për ushtarakët. Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithëshëm i Forcave të Armatosura e pohuan këtë zyrtarisht. Flitet se udhëtimet e tij jashtë kanë qenë të shpeshta kohët e fundit. Vitin e fundit ai kishte kryer tre udhëtime, të cilat majori Feka i ka deklaruar tek autoritetet si udhëtime turizmi dhe specializimi.

Piloti Sokol Feka, i vrarë në Spanjë teksa drejtonte helikopterin me një ton drogë të llojit hashash sipas atyre që e njohin, bënte një jetë modeste, kurse burime të ndryshme thonë se ai harxhonte para edhe në kumar. 

Banesa në fjalë nuk ishte e 41-vjeçarit Feka, por e një banori të zonës që e ka lëshuar me qira. Sipas të afërmve, Sokoli kishte jetuar prej disa vitesh në zonën e Freskut dhe tashmë gjendej ne hyrje të Kombinatit dhe paguante 150 mijë lekë të vjetra në muaj për qira banese.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.037784099578857
array(1) { ["section"]=> string(109) "helikopteri-me-droge-piloti-sokol-feka-kompani-pastrimi-dyshimet-per-lidhjen-me-boten-e-krimit-ne-kazino-1977" }