Një helikopter ‘’misterioz’’ ka alarmuar qytetarët dhe policinë e Vlorës, pas fluturimit të tij mbi qytet dhe uljes në fushën e vjetër të Vlorës.
Top Albania Radio dha njoftimin në orën 13.00 që një helikopteri misterioz u ul në fushën e vjetër të Vlorës, e cila në fakt është një fushë e braktisur që ka 25 vjet që nuk përdoret.
Menjëherë ka shkuar në vendngjarje policia kufitare.
I kontaktuar nga Neësbomb.al, drejtori i policisë së Vlorës thotë që është një helikopter, i cili është marrë me qira nga regjisori Saimir Kumbaro, për të realizuar një film. Sipas komunikimit të tij, helikopteri është me leje nga Aviacioni Civil dhe Ministria e Mbrojtjes. Ende nuk dihet se çfarë filmi po realizon Kumbaro. Vitin e kaluar Kumbaro ka rrëfyer se ka patur në mendje të realizonte një film me metrazh të gjatë, titulluar ''Komedi'', i cili do tregonte eksodin masiv të 1991.
Me siguri që nëse regjisori Kumbaro do lexojë historinë e alarmit që krijoi helikopteri i tij te policia dhe banorët, do mund ta përdorte shumë mirë në filmin në fjalë, ose tek filmat e ardhshëm që do realizojë.