Helikopteri që fikte zjarret gjatë verës, 2,500 euro/ora. Mund të ishte blerë një i ri

Publikuar tek: aktualitet, më 23:28 06-09-2017 Helikopteri që fikte zjarret gjatë verës, 2,500 euro/ora. Mund të ishte blerë një i ri

Helikopteri i një kompanie private që u përshtat për të fikur zjarret gjatë stinës së verës është paguar nga shteti me 2500 euro/ora.

Minimalist kompania është paguar 700 mijë euro, ndërkohë që me rreth 900 mijë euro, shteti shqiptar mund të blente një helikopter të posaçëm për fikjen e zjarreve.

Emisioni investigativ Fiks Fare ju drejtua edhe Ministrisë se Brendshme lidhur me masat e marra dhe menaxhimin e situatës së vështirë në të cilën u gjend e gjithë Shqipëria. Në përgjigjen zyrtare nga Ministria e Punëve të Brendshme  në të gjithë Shqipërinë kanë rezultuar 900 vatra zjarri.

Më shumë se gjysma e tyre i është lënë në dorë Shërbimit Zjarrfikëse dhe pse theksohet se kapacitetet teknike kanë qenë jo të mjaftueshme. Të shumta kanë qenë ndërhyrjet me helikopterë, rreth 280 raste. Meqë ministria dhe Emergjencat Civile nuk disponojnë një të tillë, helikopterët janë marrë me qira. Shërbim i cili ka kushtuar 2500 euro/ora.

Me një përllogaritje të vogël në 280 raste sikur minimalisht 1 orë për rast të jetë përdorur helikopteri, në total kapet shifra e 700.000 eurove.  Ndërkohë një  helikopter për fikjen e zjarrit kushton minimumi rreth 935,000 dollar. Në përgjigjen zyrtare të ministrisë  nuk saktësohet kostoja totale e demëve ,pasi raporti pritet të dali nga Ministria e Mjedisit dhe Bashkitë.

Zjarrët e kësaj vere kanë prekur në mënyrë masive  zonat e mbrojtura  dhe të trashëgimisë kulturore si Ardenica, Lura, Syri i Kaltër, Apollonia etj. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme pas kësaj situate është përgatitur akti normativ për rialokimin e fondeve nga buxheti i shtetit, për përballimin e situatës së krijuar nga zjarret e kësaj vere.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0078709125518799
array(1) { ["section"]=> string(90) "helikopteri-qe-fikte-zjarret-gjate-veres-2-500-euro-ora-mund-te-ishte-blere-nje-i-ri-91408" }