Helikopteri rrëzohet gjatë xhirimit të reality show për MTV

Publikuar tek: bota, më 17:04 13-12-2015 Helikopteri rrëzohet gjatë xhirimit të reality show për MTV

Dy persona e kanë humbur jetën pas rrëzimit të helikopterit në perëndim të Argjentinës. Helikopteri është përdorur për xhirimet e reality show të rrjetit muzikor televiziv amerikan MTV, ndërsa në aksident jetën e humbën piloti dhe tekniku.

Ministri i Sigurisë së krahinës argjentinase Mendoza, Gianni Vernier tha se helikopteri Bell 206 helikopteri u rrëzua në liqen, 1000 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit Buenos Aires, transmeton AA.

Ekipet e shpëtimit, tha ai, e kanë patur të pamundur nxjerrjen e trupave për shkak se avioni u rrëzua rreth 60 metra nën sipërfaqen e ujit. Nuk dihet se çfarë e shkaktoi rrëzimin e helikopterit, ndërsa lidhur me rastin janë ngritur hetime.

Nga MTV kanë bërë të ditur se helikopteri në kohën e rrëzimit ka punuar në xhirimin e emisionit reality show "Sfida".

Kjo është fatkeqësia e dytë e helikopterit me pasoja në vend që nga fillimi i vitit gjatë xhirimit të emisionit reality show. Marsin e kaluar, dy helikopterë të cilët për shtëpinë televizive po xhironin emisionin "Të braktisur" u përplasën në veri të Argjentinës.

Të gjithë 10 pasagjerët dhe ekuipazhi e humbën jetën, ndërsa në mesin e tyre ishin edhe sportistët e njohur francez, atleti në lundrimin me vela Florence Arthaud (57), notarja olimpike Camille Muffat (25) dhe boksieri Alexis Vastine (28).

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013015031814575
array(1) { ["section"]=> string(65) "helikopteri-rrezohet-gjate-xhirimit-te-reality-show-per-mtv-27681" }