“Hello” arrin 1 miliard shikime, Adele thyen tjetër rekord

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 23:05 19-01-2016

Është padiskutim njeriu i rekordeve. Këngëtarja britanike Adele ka arritur në shifrën e 1 miliard klikimeve me këngën e saj “Hello”.

E publikuar më 22 tetor të 2015-ës, “Hello” u kthye brenda pak orësh në këngën më të dëgjuar në të gjithë botën. Rritja e numrit të klikimeve ishte ‘e frikshme’ dhe trendi ka vazhduar i njejtë deri më sot, kur mbi 1 miliard persona e kanë dëgjuar atë në kanalin muzikor në internet ‘Youtube’.

Ndonëse nuk është kënga e parë që arrin këtë shifër, “Hello” e Adelës ka vendosur një tjetër rekord në internet, pasi ka arritur në një 1 miliard shikime në vetëm 88 ditë.

Rekordi deri më tani mbahej nga koreani PSY me këngën “Gangnam Style që i kishte arritur këtë shifër për 159 ditë.

adele1.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018941164016724
array(1) { ["section"]=> string(61) "hello-arrin-1-miliard-shikime-adele-thyen-tjeter-rekord-30437" }