Helmimi i 26 zyrtarëve të KQZ në Prishtinë, reagon Vetëvendosje: Autoritetet të hetojnë shkaqet!

Publikuar tek: rajon, më 17:24 13-10-2019 Helmimi i 26 zyrtarëve të KQZ në Prishtinë, reagon Vetëvendosje: Autoritetet të hetojnë shkaqet! Selia e Levizjes Vetevendosje

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj helmimit të 26 zyrtarëve të KQZ-së pas hapjes së votave të ardhuranga Serbia.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Lëvizja Vetëvendosje ka theksuar se autoritetet shtetërore duhet të hetojnë shkaqet e këtij helmimi, ashtu siç duhet të hetojnë pakot e ardhura nga Serbia në mënyrë të organizuar nga shteti i Serbisë.

Reagimi i plotë:

‘Helmimi i punonjësve të operacionit të votimit përmes postës ka shqetësuar familjarët e stafit, por edhe opinionin publik. Autoritetet shtetërore duhet të hetojnë shkaqet e këtij helmimi, ashtu siç duhet të hetojnë pakot e ardhura nga Serbia në mënyrë të organizuar nga shteti i Serbisë.

Këto pako me fletëvotime nuk kanë ardhur përmes postës, ashtu siç e kërkon ligji për zgjedhje, por janë sjellë kundërligjshëm nga zyra ndërlidhëse e Serbisë. Këto fletëvotime të sjella kundërligjshëm duhet të refuzohen.

Ndërsa shërbimi profesional i KQZ-së duhet ta vazhdojë punën në vlerësimin dhe numërimin e saktë të votave të ardhura nga mërgata’, ka thënë Vetëvendosje në reagimin e saj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024119853973389
array(1) { ["section"]=> string(100) "helmimi-i-26-zyrtareve-te-kqz-ne-prishtine-reagon-vetevendosje-autoritetet-te-hetojne-shkaqet-181898" }