Helmimi i Bashës, gazetarja jep alarmin: Mund të jemi përpara një akti terrorist

Publikuar tek: aktualitet, më 16:20 28-05-2017 Helmimi i Bashës, gazetarja jep alarmin: Mund të jemi përpara një akti terrorist

Gazetarja Klodiana Lala shprehet se situata e helmimit të rreth 140 pjesëmarrësve në mitingun e PD-së, përfshi edhe Lulzim Bashën, është diçka që ndodh për herë të parë në vendin tonë.

Gazetarja Lala tha në rubrikën e “Opinion” në News24, se nëse ekspertët verifikojnë që në miting është hedhur lëndë kimike, mund të jemi përpara një akti terrorist të paprecedent.

Lala tha se hetuesit po e shohin këtë ngjarje të lidhur edhe me kërcënimet me jetë që i janë bërë Lulzim Bashës pak muaj më parë.

“Është shumë shpejt për ta thënë këtë gjë por mund të jemi përpara një akti terrorist pasi të prekurit janë të shumtë. Nëse zbulohet lënda kimike e përdorur, mund të jemi përpara një ngjarje shumë të rëndë.

Pista e problemeve nga reflektorët apo tollumbacet me helium nuk janë të forta. Personat me probleme janë ata që kanë qenë pranë liderit të PD-së Lulzim Basha.

Policia dhe prokuroria nuk e shesh këtë të shkëputur nga kërcënimi që i është bërë më herët zotit Basha.

Aktualisht të gjithë ekspetët janë mbledhur për të analizuar faktet. Duan të kuptojnë se çfarë është ky mister", u shpreh Lala.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rritet ndjeshëm numri i të prekurve nga ‘agjenti’ në mitingun e PD, MSH: Ja simptomat
Adi Krasta habit të gjithë, nga kritik i qeverisë Rama bën kthesë të papritur “live” në emision »
Article Logic
Execution time: 0.010394811630249
array(1) { ["section"]=> string(84) "helmimi-i-bashes-gazetarja-jep-alarmin-mund-te-jemi-perpara-nje-akti-terrorist-80288" }