Helmimi i nxënësve në Fier, dyshohet se u helmuan nga dezinfektanti per koronavirusin

Publikuar tek: aktualitet, më 19:22 28-02-2020 Helmimi i nxënësve në Fier, dyshohet se u helmuan nga dezinfektanti per koronavirusin Ne spitalin e Fierit jane shtruar 7 nxenes

Ditën e sotme disa nxënës në shkollën ‘Janaq Kilica’ në Fier janë helmuar dhe janë nisur me urgjencë në spital.

Nxënësit kanë deklaruar se sihin në orën e biologjisë dhe ndjenë të vinte një aromë e rëndë nga jashtë ambienteve të klasës.

Në fillim u dyshua për një eksperiment kimik që po bëhej në laboratorin e kimisë, ndërsa më vonë u deklarua për aromën e keqe të ardhur nga kaldajat e shkollës.

Por dyshimet e fundit tregojnë se nxënësit mund të jenë helmuar nga dezinfektanti kundër koronavirusit.

Sot është bërë dezinfektimi i shkollës, ndërsa lajmi ishte dhënë  nga kryetari i bashkisë së Fierit Armando Subashi.

“Nisëm sot një fushatë dezinfektimi në të gjitha institucionet arsimore, që femijët të jenë më të sigurt në ambientet që ata frekuentojnë.

Do të vazhdojmë gjatë gjithë fundjavës dhe me bashkepunim më të gjithë partneret lokalë, me qëllim që e hëna t’i gjejë gati”, ka shkruar Subashi.

Ndërkohë ende nuk  është bërë zyrtare arsyeja e helmimit të nxënësve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0079059600830078
array(1) { ["section"]=> string(91) "helmimi-i-nxenesve-ne-fier-dyshohet-se-u-helmuan-nga-dezinfektanti-per-koronavirusin-196810" }