Helmimi i simpatizantëve të PD, policia jep detaje të reja

Publikuar tek: aktualitet, më 10:13 28-05-2017 Helmimi i simpatizantëve të PD, policia jep detaje të reja

Mëngjesin e sotëm, në QSUT janë paraqitur dhjetra simpatizantë të Partisë Demokratike me simptomat e lotimit dhe djegies së syve.

Sipas policisë rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm, në ambientet e spitalit janë paraqitur rreth 50 persona, midis tyre dhe kryedemokrati Lulzim Basha. Pasi kanë marrë mjekimin e nevojshëm, pacientët janë dërguar për në banesë, ndërkohë vetëm tre persona ndodhen akoma nën kujdesin e mjekëve.

Pas kësaj ngjarje ka reaguar dhe PD e cila sqaron se gjatë mitingut nuk janë hedhur lëndë plasëse dhe se tullumbacet, të cilat dyshohen si shkaktarët e ngjarjes, janë lëshuar në një distancë rreth 30 metra në ajër.

Policia ka ngritur grup hetimor dhe ekspertizë përkatëse për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërkohë Lulzim Bash ka anuluar takimet elektorale që kishte planifikuar për ditën e sotme.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Deklarata e fortë e Ramës nga Elbasani: Do ishit krenarë po t’i kishim pushkatuar?...na la Kreshnik ‘sorra’
Vodhi 486 mijë lekë në një banesë, arrestohet 27 vjeçari në Fier »
Article Logic
Execution time: 0.012963056564331
array(1) { ["section"]=> string(63) "helmimi-i-simpatizanteve-te-pd-policia-jep-detaje-te-reja-80248" }