Helmimi i zyrtarëve të KQZ në Prishtinë, kërcënon ministri serb: Në Kosovë mund të shpërthejë zjarri!

Publikuar tek: rajon, më 18:08 14-10-2019 Helmimi i zyrtarëve të KQZ në Prishtinë, kërcënon ministri serb: Në Kosovë mund të shpërthejë zjarri! Ministri i jashtem serb Ivica Daçiç

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka reaguar pas incidentit në Prishtinë ku disa zyrtarë të KQZ-së u helmuan nga zarfet me vota të Serbisë.

Në një intervistë për median serbe Tanjug, Daçiç i ka quajtur manipulime nga pala shqiptare dyshimet për helmim të zyrtarëve të KQZ-së, duke shtuar se shqiptarët duan t’i dëbojnë serbët nga Kosova.

‘Manipulimet e fundit që po përdoren nga shqiptarët nuk do të thotë se ata duan të dëbojnë vetëm Listën Serbe nga Parlamenti, por duan ta dëbojnë tërë populli serb në ilegalitet.

A thua emisarët e shumtë ndërkombëtarë që do të vijnë në Prishtinë dhe Beograd, do të qëllojnë me grusht mbi tavolinë dhe të vendosin rend te politikanët e Prishtinës, që përfundimisht të ndalojnë ndërmarrjen e veprimeve të njëanshme ndaj popullit serb?

Sepse kur të ndizet zjarri, vështirë mund të shuhet më vonë’, ka paralajmëruar Daçiç.

Ministri i Jashtëm serb ka thënë se bashkësia ndërkombëtare duhet ta kuptojë seriozisht paralajmërimin e presidentit serb Aleksandar Vuçiç se jemi afër një problemi dhe kërcënimi të paqes dhe stabilitetit në Kosovë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074079036712646
array(1) { ["section"]=> string(105) "helmimi-i-zyrtareve-te-kqz-ne-prishtine-kercenon-ministri-serb-ne-kosove-mund-te-shpertheje-zjarri-182039" }