Nga analizat e kryera nga ekspertë ushtarakë në laboratorin e kimisë të Ministrisë së Mbrojtjes lidhur me helmimin e 140 militantëve në mitingun e Partisë Demokratike ka rezultuar se në vendngjarje nuk ka patur lëndë helmuese.
Ekspertët e Ushtrisë Shqiptare analizuan pjesë të trupit të personave të dëmtuar, pjesë nga rrobat si dhe ajrin përreth protestës dhe rezultati është se deri më tani nuk është gjetur asnjë element helmues. Raporti i analizave i është dërguar prokurorisë që po vijon me hetimet.
Mbeten ende për t’u ekzaminuar prozhektorët që ndodheshin në protestë si dhe përgjigja e analizave që do të kryhet në Gjermani.