Mbi 100 persona, përfshi edhe kreun e Partsë Demokratike shfaqën shqetësime shëndetësore pas pjesëmarrjes në mitingun e PD-së.
Basha e mohoi mundësinë e alergjisë nga tollumbacet, ndërsa Partia Socialiste tha se kryedemokrati flet për konsipracione.
Në media qarkulluan teori nga më të ndryshmet, deri te sulmi me substancë kimike me qëllim eleminimin e Lulzim Bashës.
Por e gjithë ngjarja mund të jetë provokuar nga një substancë e vetme, lateksi që është i pranishëm te tollumbacet, dhe në miting kishte disa tufa me tollumbace.
Shpesh në disa tollumbace lateksin mund ta keni hasur në formën e pluhurit të bardhë.
Kjo pudër përhapet në ajër dhe shkakton alergji. Sipas studimeve mjekësore, 7 deri në 12 përqind e popullsisë preken nga alergjia e lateksit.
Alergjitë nga lateksi janë të njoëhura në botën perëndimore, ku në shumë evente ndalohen reptësisht produktet me përmbajtje lateksi.
Kur mijëra tollumbace u hodhën mbi fansat në një koncert të Adele, disa prej tyre pësuan alergji nga lateksi, ndërsa rasti më i rëndë ishte ai i një 35-vjeçareje që gati humbi jetën.
Alergjitë nga lateksi janë të njëjta me simptomat që shfaqën protestuesit në mitingun e PD-së, si irritim i lëkurës, skuqje e syve, probleme në frymëmarrje dhe të vjella. /Newsbomb.al
https://en.wikipedia.org/wiki/Latex_allergy
http://acaai.org/allergies/types/skin-allergies/latex-allergy
http://latexallergyresources.org/articles/tips-remember-latex-allergy