Helmohen nga ushqimi lojtarët e Skënderbeut

Publikuar tek: aktualitet, më 12:18 31-07-2015 Helmohen nga ushqimi lojtarët e Skënderbeut

Menjëherë prfundimit të ndeshjes me ekipin e Milsamit në Moldavi, futbollistët e Skënderbeut janë helmuar nga ushqimi.

Vetë lojtarët kanë treguar se problemet nisën pasi kishin ngrëne në një restorant në aeroport. Pas kthimit ne Korçë, shumë futbollistë kanë shfaqur shqetësime shëndetësore dhe disa prej tyre janë detyruar te shkojnë në spital, ku kanë marrë ndihmën mjekësore.

Drejtues të klubit korçar thanë se Shehi, Berisha, Jashanica e Lutaj kanë qenë në gjendje më të rëndë shëndetësore arsye edhe pse kan munguar në stërvitje. Doktori i skuadrës së qytetit juglindor sqaroi se gjendja e lojtarëve është duke u përmirësuar dhe se ata do të jenë gati për ndeshjen e kthimit, e cila do të luhet më 4 gusht në stadiumin “Elbasan Arena”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Xhufi sulmon Fugën: Mbron një universitet të kapur nga korrupsioni. Prof: U zgjua Pëllumbi nga gjumi dhe sillet si skifter
Arrest me burg për postierin, përvetësoi pensionet e 50 të moshuarve »
Article Logic
Execution time: 0.011291980743408
array(1) { ["section"]=> string(49) "helmohen-nga-ushqimi-lojtaret-e-skenderbeut-17397" }