Helmohet në Patok, gruaja e ministrit të Brendshëm të Kosovës

Publikuar tek: slide-lajm-kryesor, më 10:25 31-01-2015 Helmohet në Patok, gruaja e ministrit të Brendshëm të Kosovës Drita dhe Skënder Hyseni me familjen e tyre

Helmohet gjatë një dreke në Patok,  Drita Hyseni gruaja e ministrit të Brendshëm të Kosovës Skënder Hyseni. Helmimi ka ndodhur gjatë një dreke në një lokal të Patokut që për bashkëshorten e ministrit nuk ka qenë edhe aq i lehtë, duke e detyruar atë t’I drejtohej spitalit të Laçit. Mësohet se në spital, pas kontrollit dhe marrjes së një serumi, gjendja e saj është përmirësuar.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, pasi ministri Hyseni me bashkëshorten dhe bashkëpunëtorë të tij kanë ndaluar për të drekuar në Kurbin. Ata, pasi kanë mbaruar takimet e planifikuara në Ministrinë e Brendshme në kryeqytet, janë nisur drejt Kosovës, por rrugës janë ndalur për të konsumuar ushqim në lokalin në Patok.

Nuk dihet ende nëse se nga çfarë ushqimi ka ardhur helmimi dhe se cili mund të ketë qenë shkaku konkret i një problemi të tillë ushqimor. Ajo që dihet është se helmimi ushqimor është një sëmundje e shkaktuar nga ngrënia e ushqimeve të ndotura nga mikroorganizma të dëmshëm si bakteriet, parazitët, dhe viruset. Më së shumti ato gjenden tek mishi i viçit, i pulës, peshku, vezët, por mund të përhapen edhe në çdo lloj ushqimi. Madje ato mund të ndotin ushqimin gjatë kohës së ruajtjes së tij nëpër magazina, apo kur ushqimi konsumohet me duar të palara.

Gjithë pjestarët e tjerë të ekipit kosovar që drekuan nuk kanë patur problem shëndetësore nga konsumi i drekës, përpos bashkëshortes së ministrit Hyseni.

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka pritur dy ditë më parë në një takim homologun e tij kosovar, Skënder Hyseni, ku kanë diskutuar për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit midis dy shteteve tona.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032726049423218
array(1) { ["section"]=> string(65) "helmohet-ne-patok-gruaja-e-ministrit-te-brendshem-te-kosoves-1981" }