Helmoi 150 qytetarë, nis procedimi penal për pronarin e pastiçerisë

Publikuar tek: aktualitet, më 18:29 09-06-2017 Helmoi 150 qytetarë, nis procedimi penal për pronarin e pastiçerisë

39 vjçai me inicialet G.S i cili është pronar i pasticerisë ku mbetën të helmuar 150 persona mes të cilëve edhe 50 fëmijë është lënë në gëndje të lirë dhe po hetohet nga për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe e lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin”.

Procedimi penal ndaj tij filloi, pasi 39 -vjeçari dyshohet se duke pasur një aktivitet në qytetin e Peshkopisë ka shitur ëmbëlsira jashtë kushteve dhe standardeve që kërkon ky produkt ushqimor, ku për pasojë persona të grup moshave të ndryshme nga Bashkia Dibër janë helmuar dhe po trajtohen në Spitalin Rajonal Peshkopi, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Ditën e enjte rreth 150 persona, nga të cilët 50 fëmijë, janë paraqitur në urgjencën e spitalit Rajonal të Peshkopisë me simptoma helmimi. Të sëmurët kanë shfaqur temperaturë të lartë, marrje mendsh dhe të vjella.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024640083312988
array(1) { ["section"]=> string(72) "helmoi-150-qytetare-nis-procedimi-penal-per-pronarin-e-pasticerise-81884" }