Helmoi 25 fëmijë të çerdhes për t’u hakmarrë ndaj koleges, dënohet me vdekje edukatorja në Kinë

Publikuar tek: bota, më 21:46 29-09-2020 Helmoi 25 fëmijë të çerdhes për t’u hakmarrë ndaj koleges, dënohet me vdekje edukatorja në Kinë

Një gjykatë në Kinë ka dënuar me vdekje një edukatore, pasi helmoi 25 fëmijë në një çerdhe, njëri prej të cilëve vdiq.

Wang Yun u arrestua vitin e kaluar në një çerdhe fëmijësh në qytetin Jiaozuo, pasi fëmijët u dërguan në spital me shenja helmimi, pasi kishin ngrënë ushqimin e përgatitur për mëngjes.

Gjykata tha se edukatorja kishte vendosur nitrit natriumi në ushqimin e fëmijëve për të cilët kujdesej kolegia e saj, si hakmarrje ndaj edukatores tjetër.

Incidenti kishte ndodhur më 27 mars të vitit të kaluar, duke e shokuar tërë Kinën dhe duke u bërë lajm edhe në mediet botërore.

Gjykata kineze tha se kjo nuk është hera e parë që zonja Yun helmon njerëz pasi më parë kishte blerë nitrit përmes internetit për ta helmuar bashkëshortin e saj.

Wang Yun u dënua me vdekje, dhe ekzekutimi i saj do të bëhet përmes injeksionit dekjeprurës ose me anë të ekzekutimit me armë zjarri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010565042495728
array(1) { ["section"]=> string(101) "helmoi-25-femije-te-cerdhes-per-t-u-hakmarre-ndaj-koleges-denohet-me-vdekje-edukatorja-ne-kine-222165" }