Hendek i theksuar i pagës ndërmjet dy gjinive në Shqipëri, gratë në pozicione të keqpaguara

Publikuar tek: ekonomi, më 13:29 03-08-2016 Hendek i theksuar i pagës ndërmjet dy gjinive në Shqipëri, gratë në pozicione të keqpaguara

Sot kudo në botë gratë paguhen më pak se kolegët e tyre burra. Diferencat janë të pranishme si në vendet e zhvilluara perëndimore, si Holandë dhe Zvicër, deri në ato më pak të zhvilluarat si Shqipëria.

Sipas të dhënave nga INSTAT të punësuarit “Femra dhe Meshkuj, 2015” rezulton se paga mesatare bruto për një të punësuar në 2014 ishte 45.539 lekë.

Të  punësuarit meshkuj pagën mesatare bruto mujore e kishin 47.664 lekë, ndërsa femrat 42.852 lekë, për të njëjtin nivel dhe funksion. Në sektorin privat, hendeku në 2015 ishte 10%, pra meshkujt paguhen rreth 10% më shumë se koleget e tyre femra për të njëjtin rol.

Po sipas INSTAT-it, meshkujt e punësuar në kompani të huaja kanë një pagë dyfish më të lartë se femrat.

Nga ana tjetër, në sektorin publik në Shqipëri, diferenca në pagë anon nga gjinia femërore, ku paga për punonjëset femra përllogaritet rreth 1% më e lartë se e meshkujve.

Sipas analizës nga grupi Korn Ferry Hay, një firmë konsulente që mori nën studim më shumë se 8 milionë punonjës në 33 shtete, gratë fitojnë 18% më pak se sa burrat. Hendeku shpjegohet me mungesën e grave në pozicionet e mirëpaguara.

Në të gjitha vendet ku janë kryer studime ka rezultuar që meshkujt paguheshin më shumë. Vetëm në Emiratet e Bashkuara Arabe, ndodh e kundërta, ku hendeku i pagës anon nga ana e gjinisë femërore. Gratë në të njëjtin nivel, kompani dhe funksion, aktualisht paguhen 2% më shumë se kolegët e tyre burra.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028255939483643
array(1) { ["section"]=> string(96) "hendek-i-theksuar-i-pages-ndermjet-dy-gjinive-ne-shqiperi-grate-ne-pozicione-te-keqpaguara-48616" }