Henri Çili: Soros-in e sulmojnë diktatorët. Spahiu: Organizoi “21 Janarin”

Publikuar tek: aktualitet, më 21:49 19-01-2017 Henri Çili: Soros-in e sulmojnë diktatorët. Spahiu: Organizoi “21 Janarin”

“Soros dhe Shqipëria”, kjo është tema e diskutimit në emisionin ‘Të Pa Ekspozuarit’ në ‘News24’. Të ftuar në formatin e gazetarit Ylli Rakipi, janë analistët Fatos Lubonja, Henri Cili, Andi Bushati dhe kreu i Aleancës Kuqezi Kreshnik Spahiu, të cilët kanë ndarë opinionin e tyre sa i takon ndikimit të multimiliarderit George Soros, në botën politike në botë, apo dhe në Shqipëri si dhe përplasjet me presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump.

Pyetjes së Rakipit se ku mbaron biznesi dhe ku fillon politika për Soros-in, Henri Cili tha se Soros është në rolin e tij prej filantropi për të dhënë idetë e tij. “Unë e shoh si fenomen pozitiv. Kur kam qenë në bordin e fondacionit ka qenë një eksperiencë e këndshme, dhe nuk më ka penguar apo ndikuar njeri për të votuar. Soros është në qendër të sulmeve të qeverisjeve autokratike dhe i sulmuar nga të gjitha diktaturat”- tha Cili.

Ndërkohë pyetjes nëse ka një ndarje mes biznesit dhe politikës, Lubonja u shpreh se ndarja ka të bëjë me atë qe konsiderohet si pushtet-shtet. “Një problem që shoh unë tek Soros është se si ka mundësi që ai është sponsori më i madh i pushtetit. Mendoj se idealet e bukura mbulojnë qëllimet e mbrapshta”- tha Lubonja. Ndërkohë për ndikimin dhe ardhjen e multimilarderit në Shqipëri Lubonja tha se “ka një dezinformim nga shtypi pasi duket sikur Soros ka qenë me Edi Ramën. Nën urdhrin e Soros u hoq Fran Nazi dhe erdhi Avni Mustafaj, përsëri shqiptaro-amerikan i cili ishte pro Berishës dhe pas kësaj fondacioni “Soros” mban një profil shumë të ulët sa i përket asaj që të ishte më afër shoqërisë civile. Berisha në atë kohë ishte kundër vetes dhe i bëri të gjithë armiq”, tha Lubonja.

Kreshnik Spahiu u shpreh se historia e Sorosit nuk lidhet vetëm me Shqipërinë, pasi është një oligark i tipit masonik. “Influencën e vet Soros e nisi në vitin 1992, dhe të gjitha lidhjet i bëri me elementë të majtë dhe të sigurimit të shtetit. Janë 10 politikanë sot që kanë lidhje me Soros dhe i pari është kryeministri Rama. Këta kanë marrë financime nga Soros. Fondacioni ka ndërhyrë në politikën e brendshme të shumë shteteve. Ai erdhi më një shoqëri të hapur për të mbështetur organizatat joqeveritare dhe i prishi në themel të gjitha organizatat joqeveritare. Fondacioni i Soros ka qenë pjesë e grushtit të shtetit në 21 janar”- tha Spahiu.

Lubonja u shpreh se me ardhjen e Donald Trump në krye të Amerikës nuk do të thotë se po ndryshon bota. Trump vjen për te kontestuar linjën e Soros. “Duhet të shikojmë të dy anët, edhe kritikën ndaj Trump, por edhe kritikën ndaj Soros”- tha Lubonja.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vari veten me çarçaf në burgun e Fierit, kjo është arsyeja e dënimit të 25-vjeçarit
Kjo është familja e vërtetë e “Xhihanit të Gylseren” »
Article Logic
Execution time: 0.011579036712646
array(1) { ["section"]=> string(75) "henri-cili-soros-in-e-sulmojne-diktatoret-spahiu-organizoi-21-janarin-66070" }