Henri Çilit nuk i del inati me Bashën: Këta janë pedagogët e UET që vijnë tek ty dhe ata që shkojnë te Rama

Publikuar tek: politike, më 08:56 13-03-2017 Henri Çilit nuk i del inati me Bashën: Këta janë pedagogët e UET që vijnë tek ty dhe ata që shkojnë te Rama BELINA BUDINI DHE LULZIM BASHA

Henri Çili nuk e ka kapërdirë lehtë akuzën e bërë nga kreu i PD-së, Lulzim Basha, gjatë një emisioni televiziv, se kërcënon pedagogët e Universitetit Europian të Tiranës për të mbajtur linjën e qeverisë dhe për të mos iu afruar opozitës.

Sot në gaztën “Mapo”, ai ka publikuar dy lista të pedagogëve të UET që janë angazhuar në mbështetje të opozitës dhe mazhorancës.

Në artikull përmenden emrat e Belina Budinit, Orjola Pampurit, Kreshnik Bellos, Arbi Agalliut, Besart Kadias, Ina Zhupës dhe Bujar Kapexhiut, si pedagogë të UET që kanë dalë publikisht në mbështetje të PD-së, madje janë angazhuar në strukturat e saj, siç është rasti i zëdhënëses Ina Zhupa.

Pjesë e mazhorancës përmenden në artikull Odeta Barbullushi, Gent Beqiri, Manol Sino, Ervin Mete dhe Gentian Elezi.

Sipas gazetës Mapo, me botues Henri Çilin, UET është një universitet i hapur ndaj dhe akuza e Bashës nuk qëndron.

Gjithsesi, duhet thënë se numri i pedagogëve të UET që janë angazhuar dhe kanë dalë në mbështetje të PD-së është shumë më i madh se çfarë deklarohet në artikull, pasi nuk janë përmendur Alfred Lela, Grida Duma dhe Ervin Salianji. 

Lexo edhe680 mijë njerëz në Shqipëri mbështesin bllokimin e zgjedhjeve, Basha është njohur me rezultatet e sondazheve 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033735990524292
array(1) { ["section"]=> string(112) "henri-cilit-nuk-i-del-inati-me-bashen-keta-jane-pedagoget-e-uet-qe-vijne-tek-ty-dhe-ata-qe-shkojne-te-rama-71701" }