Heq vizat për shqiptarët, në këtë shtet mund të shkoni lirshëm

Publikuar tek: aktualitet, më 07:39 30-08-2018 Heq vizat për shqiptarët, në këtë shtet mund të shkoni lirshëm

Së shpejti pritet që shqiptarët të udhëtojnë në Armeni pa vizë.

Mësohet se Qeveria armene do të diskutojë më 30 Gusht (sot)  heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë, pas një propozimi të bërë nga Ministria e Jashtme.

Ky propozim vjen për faktin se armenët që prej vitit  2013 udhëtojnëpa viza në Shqipëri dhe në dokumentin përkatës të qeverisë thuhet se duhet të ndiqet parimi i reciprocitetit në marrëdhëniet dy palëshe.

Nëse qeveria armene do të miratojë heqjen e vizave, qytetarët shqiptarë do të mund të udhëtojnë lirisht drejt Armenisë dhe të qëndrojnë maksimumi për 180 ditë brenda një viti, që është edhe afati kohor.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nuk ndalen tërmetet, tjetër lëkundje në vendin tonë, ja ku ishte epiqendra
E PAZAKONTË, Presidenti Macron dhe kryeministri danez xhiro me biçikletë (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.010416984558105
array(1) { ["section"]=> string(68) "heq-vizat-per-shqiptaret-ne-kete-shtet-mund-te-shkoni-lirshem-132602" }