Heqja e mandateve për Aqif Rakipin dhe Gledion Rehovicën, KQZ ‘rrëzon’ kërkesën e Sollakut, Visha: Interpretim qesharak

Publikuar tek: politike, më 15:20 05-01-2018 Heqja e mandateve për Aqif Rakipin dhe Gledion Rehovicën, KQZ ‘rrëzon’ kërkesën e Sollakut, Visha: Interpretim qesharak

Që prej orës 13.00 të ditës së sotme Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve është mbledhur për të shqyrtuar informacionet shtesë të Prokurorisë lidhur me heqjen e mandateve të deputetëve për Aqif Rakipin nga PDIU dhe Gledion Rehovica i LSI-së.

Deri tani KQZ ka hedhur poshtë kërkesën e Theodhori Sollakut, avokatin e Rakipit i cili kërkoi të pezullohet kërkesa e organit të akuzës. Sipas Sollakut Aqif Rakipi nuk rezulton i dënuar në asnjë vend të BE.

Edhe avokati i Rehovicës, Ardian Visha kërkoi të njëjtën gjë, por KQZ nuk e miratoi për deputetin e LSI. Sipas tij prokuroria nuk ka asnjë provë që dëshmon se Rehovicës t’i ndërpritet mandati, ndërsa e cilësoi si interpretim qesharak. 

Sipas Prokurorisë së Përgjithshme dy deputetët preken nga ligji i dekriminalizimit dhe nuk kanë deklaruar ndalimin nga policia kur kanë qëndruar më parë në Itali.

Deputeti i LSI-së, Gledjon Rehovica, sipas Prokurorisë, rezulton të jetë arrestuar në vitin 1999 në Itali për “vjedhje dyqani”. Rehovica, sipas Prokurorisë, nga shenjat e gishtave rezulton të jetë skeduar me identitetin e rremë Kusta Mina. Vetë deputeti i LSI-së, Rehovica, gjatë mbledhjes së KQZ-së ka deklaruar se ndaj tij nuk ka pasur asnjë masë nga organet italiane, kur ai ishte në Itali si student për “Shkenca Politike”.

Ndërkohë që deputeti i PDIUsë, Aqif Rakipi, nuk është paraqitur në mbledhjen e KQZ-së, por ai është përfaqë- suar nga avokati i tij, Theodhori Sollaku. Ai akuzohet për përdorim të materialeve të vjedhura” me identitetin, Skënder Ejybegaj. Ky i fundit ka deklaruar se Prokuroria e Përgjithshme duhet të faktojë me dokumente pretendimet se ndaj Aqif Rakipit ka pasur hetim apo gjykim nga shteti italian.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01029896736145
array(1) { ["section"]=> string(121) "heqja-e-mandateve-per-aqif-rakipin-dhe-gledion-rehovicen-kqz-rrezon-kerkesen-e-sollakut-visha-interpretim-qesharak-105527" }