Heqja e mandateve për dy deputetët, këshilltari i PD-së: Hiqmani mandatin, edhe une jam ndaluar nga policia

Publikuar tek: politike, më 21:33 05-01-2018 Heqja e mandateve për dy deputetët, këshilltari i PD-së: Hiqmani mandatin, edhe une jam ndaluar nga policia

Këshilltari i PD-së në qytetin e Tiranës Fabian Topallaj ka reaguar pas heqjes së mandatit për dy deputetët Aqif Rakipi dhe Gledion Rehovica. 

Topallaj kundërshton vendimin e KQZ-së pasi sipas tij shumë shqiptarë janë ndaluar në vende të ndryshme të botës për pyetje të ndryshme e pastaj janë lënë të lirë.

 “Njesoj si Aqif Rakipi edhe une i jam nenshtruar pyetjeve te policive kufitare ne shtetet te cilat kam vizituar, pothuaj gjithmone ne kufi ne momentin e kalimit te tij”- shkruan Fabian Topallaj.

Sakaq, ka sqaruar se shkrimi nuk ka për qëllim mbrojtjen e deputetëve por ka lidhje me vendimin e KQZ-së, sipas se ciles mandati ne kete rast hiqet se Ish deputeti nuk ka deklaruar nje seance pyetjesh per vepren e posedimit te mallrave te vjedhura, thotë këshilltari i PD-së.

Postimi i plotë:

Hiqmani dhe mua mandatin.

Njesoj si Aqif Rakipi me te cilin me ka lidhur konsumimi i disa kafeve dhe bisedave rastesore edhe une jam mbajtes i nje mandati publik dhe subjekt i vetedeklarimit ne baze te ligjit te “dekriminalizinit”. Ai deputet i qarkut te Elbasanit, une deputet vendor i Bashkise se Tiranes. 
Njesoj si Aqif Rakipi edhe une i jam nenshtruar pyetjeve te policive kufitare ne shtetet te cilat kam vizituar, pothuaj gjithmone ne kufi ne momentin e kalimit te tij. Sipas vendimit te sotem te KQZ per Rakipin, keto lloj pyetjesh u konsiderokerkan ndalime ne kuptim te Prokurorise se Pergjithshme pavarsisht se njesoj si Aqif Rakipit edhe mua asnjehere nuk me eshte komunikuar se jam ndaluar nga ndonje polici e huaj apo ajo vendase. 
Njesoj si Aqif Rakipi gjate ketyre pyetjeve jam pyetur per sende personale me qellim sqarimin nese isha posedues i ndonje sendi te vjedhur apo jo. Gjithmone policia ka marre sqarimet e nevojshme dhe me ka lejuar vazhdimin e udhetimit. 
Njesoj si Aqif Rakipi, keto seanca pyetjesh une nuk i kam deklaruar ne formularin e vetedeklarimit dhe sipas vendimit te sotem te KQZ, i bie te jem dhe une subjekt i ligjit te dekreminalizimit dhe rrjedhimisht te me hiqet edhe mua mandati i keshilltarit bashkiak. 
Sikurse jam i bindur qe me te njejten logjike duhet te nderpritet menjehere mandati i te gjithe anetareve te KQZ. Sigurisht dhe mandati i te gjithe prokuroreve te vendit te cilet i nenshtrohen “Vetingut”, nje ligj shume me i ashper ky ne krahasim me ate te “Dekriminalizimit”. 
Qartazi duket qe ligjet te cilat u miratuan me vullnetin e mire nga te gjithe deputetet shqiptare me qellim pastrimin e politikes, po keqperdoren nga nje dore e erret per gjueti shtrigash dhe terror. Dikush vazhdon mban poste publike pavarsisht se per te prokuroria italiane ka derguar qindra fashikuj dhe pergjime qe vertetojne perfshirjen direkte ne trafik droge, Aqif Rakipit i hiqet sepse nje polic italian vite perpara e ka pyetur per oren e dores nese e kishte blere nga nje shites i ligjshem apo nga nje hajdut. Ka ironi me te madhe se kjo, a mundet qe ligji i hartuar nga njerezit ta lejoje apo parashikoje dicka te tille? 
Dhe ja ku po e deklaroj qe une keshilltari bashkiak 30 vjecar qe skam pasur asnjehere pune me policine e shtetit Shqiptar apo te ndonje shteti te huaj, sot jam i frikesuar dhe i shantazhuar nga ky mekanizem i erret qe i heq mandatin kujt te doje ne baze te disa interesave okulte dhe jo ne baze te drejtesise. Dhe ndaj nga sot e tutje ne ushtrimin e funksionit publik do perpiqem ta mbaj mire jo me Ligjin, por me Maliqin qe pavarsisht se i fshehur pas ndonje targe zyrtare, sot eshte i qarte perpara te gjitheve. Drejtesia ka vdekur kur denohet nje i pafajshem dhe jo kur lirohen 100 te fajshem parashikon teorema kryesore e shkences juridike. Sikurse demokracia nuk funksionon me kur te zgjedhurit nuk jane te lire ne vendimet e tyre. Ligji i “Dekriminalizimit” dhe ai i “Vetingut”, te hartuara per te perfeksionuar drejtesine dhe demokracine e brishte Shqiptare, sot duket te jene kthyer ne mjetet kryesore vrastare te drejtesise dhe demokracise ne vend.
Se kush po i perdor keto mjete mjafton te kujtojme se kush kembenguli per miratimin e tyre me cdo cmim.
Ps. Shkrimi nuk ka qellim mbrojtjen e Rakipit, ndoshta ai ka bere shkelje te renda te ligjit, por bazohet vetem ne vendimin e sotem te KQZ, dhe per arsyet e sotme te shpallura nga KQZ per heqjen e mandatit te Rakipit, sipas se ciles mandati ne kete rast hiqet se Ish deputeti nuk ka deklaruar nje seance pyetjesh per vepren e posedimit te mallrave te vjedhura. Pra vetem pyetje nga policia asnje mase qe deshmon konsumimin e kesaj vepre ne rastin konkret.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019917011260986
array(1) { ["section"]=> string(111) "heqja-e-mandateve-per-dy-deputetet-keshilltari-i-pd-se-hiqmani-mandatin-edhe-une-jam-ndaluar-nga-policia-105578" }